Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Mjeku shqiptar në Turqi: Ministri i Shëndetësisë filloi të qante, 601 mjekë të infektuar

COVID-19/ Mjeku shqiptar në Turqi: Ministri i Shëndetësisë

Mjeku shqiptar Kastriot Boriçi, që jeton mes Shqipërisë dhe Turqisë, foli në Ora Neës lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në Turqia, ku ai ndodhet aktualisht. Boriçi tha se numri i personave të infektuar ka shkuar në 16 mijë persona, ku vetëm 601 prej tyre janë mjekë.

“Masat janë marrë të gjitha, njerëzit janë nëpër shtëpitë e tyre, vetëm qarkullimi nuk është ndaluar. Numri i të prekurve është 16 mijë persona, dhe kemi humbur 277 persona. Ministri i Shëndetësisë ka thënë sonte, se ҫdo shtet mund të jetë i fuqishëm, por neve mund të na mungojë personeli shëndetësore. Ai u prek, filloi të qante kur tha se 601 të prekur ishin mjekë, dhe kjo ishte hera e parë se ministri i shëndetësisë, tha se lufta do të behët në bazë të rezidencës së mjekëve. Para 10 ditësh është dhënë një urdhër se të gjithë spitalet janë spitale të pandemisë”, tha ai.

Më tej, Boriçi u shpreh se në Turqi pritet një shpërthim i infeksionit në dy javët e ardhshme. “Boriҫi: Tek shërbimi intensive, Turqia është pas Gjermanisë në Evropë për sa i përket shtretërve. Këtu janë bërë spitale të reja në 5 vitet e fundit. Ka pasur një zhvillim të madh të spitaleve. Situata këtu është e qetë, por rastet po rriten, dhe  pritet që në dy javët e ardhshme të ketë një shpërthim shumë më të madh, dhe nuk i dihet situata, dhe a do të arrijë shteti ta mbajë situatën nën kontroll”, tha mjeku shqiptar.

Të fundit