Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Portugalia ofron akses për emigrantët njësoj si të ishin banorë të përhershëm

COVID-19/ Portugalia ofron akses për emigrantët njësoj si të

Deri në datën 1 korrik, në Portugali të gjithë do të trajtohen si banorë të përhershëm të vendit, për t`iu siguruar atyre akses në shërbimet publike gjatë pandemisë së COVID-19.

“Njerëzit nuk duhet të privohen nga të drejtat e tyre për shëndet dhe shërbim publik vetëm sepse aplikimi i tyre nuk është përpunuar ende. Në këto kohë të jashtëzakonshme, të drejtat e emigrantëve duhet të garantohen,” - është shprehur për ‘Reuters’ Claudia Veloso, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Portugalia ka raportuar 5,117 raste të virusit dhe 100 vdekje, shifra që sipas autoriteteve shëndetësore portugeze pritet që të kapin kulmin në fund të majit.

Të fundit