Flash News

KRYESORE

Cristiano Ronaldo tregon i emocionuar domethënien e numrit 7

Cristiano Ronaldo tregon i emocionuar domethënien e numrit 7

Ronaldo më në fund tregon misterin e numrit të tij të famshëm që e ka kthyer në një markë të suksesshme “CR7”.

Arsyen se pse akoma dhe sot vazhdon të mbajë veshur fanellën me numrin 7, Ronaldo e ka treguar i mbushur në emocione.

“Kur realizova kalimin tim tek United, shkova dhe iu drejtova Fergusnit duke i thënë se dua të mbaj numrin 28. Atë që pata tek Sportingu i Lisbonës, Ferguson më kundërshtoi dhe më tha ‘Mbaj 7-ën.’ Më emocionoi, pasi e dija se kush e kishte veshur atë numër më parë”- këto ishin fjalët nga Kristiano Ronaldo për numrin 7, që mban akoma dhe sot në fanellë. Para Cristiano Ronaldos fanellen me numër 7 e ka veshur lojtari legjendar David Beckham.

CR7  e ka quajtur inspirues dhe baba të dytë ish tranjerin e Manchester United, Sir Alex Fergusonin. Madje, edhe në ditën kur u largua nga Manchester United dha një falenderim të veçantë për ish-trajnerin e tij.

 “Kur zyrtarizova blerjen e Ronaldos nga Sportingu, iu drejtova stafit dhe iu thashë: bëhuni gati, sepse në ekipin tonë do të vijë lojtari më i mirë në histori” – pat deklaruar Ferguson, kur Ronaldo fitoi topin e 4-t të artë.

Të fundit