Dalin foto nga dhoma e trupit të Anisës në pritje të “ringjalljes”: Persona misterioz shkonin në banesë edhe pasi ajo kishte e vdekur

Gazetari Spartak Koka ka hedhur dritë mbi atë çka fshihej brenda shtëpisë së horronit në Kombinat. Në një lidhje direkte për “Opinion”, Koka tregon me detaje atë çka grupi hetimor ka konstatuar gjatë hetimeve në brendësi të banesës ku jetonte familja Josifi.

Përmes dy fotove të publikuara, Koka tregon imazhet nga trupi i viktimës Anisa Josifi e cila dergjej në krevat, dhe fotoja tjetër nga ambienti ku nëna Zhanet së bashku me të motrën Blerta kryenin ritet në pritje të “ringjalljes”.

Po ashtu, një tjetër detaj tronditës që tregon Koka, është se persona të dyshimtë kanë hyrë dhe dalë nga kjo banesë përgjatë gjithë vitit 2019, pas vdekjes së Anisa Josifit. Sipas gazetarit, nga dëshmitë e fqinjëve dyshohet se persona misterioz kanë shkuar në banesë gjatë kësaj kohe.

Rrëfimi i gazetarit:

Kjo është një nga ambientet e dhomës së gjymit ku është gjetur trupi i Anisa Josifit. Sikurse shihet në krahun e djathtë është gjetur kufoma e Anisa Josifit. Siç e shihni në krahun e djathtë është një kompjuter është karrigi me një jastëk të mbështetur. Është një freskuese e cila sipas të dhënave të grupit hetimor lihej ndezur në drejtim të kufomës dhe është edhe një leckë poshtë ku mbaheshin këmbët. Dhe në këtë karrike dyshohet se kryheshin ritualet e lutjes dhe trajtimit të kufomës nga nëna Zhaneta dhe e motra Blerta për Anisa Josifi.

Ndërkohë në foton e dytë, janë pamjet ku gjendej kufoma e Anisa Josifit, në krevatin kopjo të dhomës së gjumit, e mbuluar tërësisht me jorganin dhe me një nap të vendosur tek pjesa e kokës dhe siç e shihni edhe një jastëk të vendosur në pjesën e kokës.

Grupi hetimor dhe ekspertët bëjnë me dije se në dhomën e gjumit vinte një erë e rëndë. Kufoma nuk ishte e dekompozuar, por ishte e tharë, ndoshta edhe për shkak të anoreksisë dhe mos ushqimit më herët sikurse pretendon motra e mbijetuar.

Po ashtu është gjetur edhe një pjatë me uthull dhe vaj uliri si dhe solucione të tjera ende të papërcaktuara.

Në pjesën e dhomës së ndenjës është gjetur pa shenja jete e palosur në divan Zhaneta Josifi. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se kishte ndërruaj jetë 4 apo 5 ditë para se të konstatohej nga policia. Në krahun e djathtë në një divanë të hapur dysh është gjetur me shenja jete dhe duart në pjesën e fytyrës dhe këmbët që lëvizte në mënyrë graduale shumë të avashtë Blerta Josifi.

Në momentin e parë kur është pyetur çafrë ka ndodhur ëhstë shprehur se “Ju nuk i kuptoni disa gjëra siç i kuptojmë ne”. Ajo ka qenë e pamundur në momentet e para që të ngrihej nga divani.

Ushqime nuk janë gjetur, vetëm pak ujë. Ndërkohë edhe në dhomën e ndenjes është gjetur po prapë një pjatancë me uthull vajë dhe një solucion tjetër.

Nga bisedat e mija me banorët e zonës më kanë thënë se gjatë vitit 2019 në shtëpinë e tyre ka patur vizita të personave të dyshimtë me veshje dhe kostume që futeshin në mënyrë misterioze brenda”.

Fevziu: Pra ndërkohë që vajza ishte e pajetë në shtëpi ka pasur vizita në këtë banesë?

Koka: Po ka dyshime. Dyshohet se dikush, jo familjarë, ka qenë në shtëpi. Dyshime, po ju referohemi vetëm atyre cka thonë banorët.

Trupi i Anisa Josifit
Vendi ku trajtohej nga e ëma dhe e motra kufoma e Anisa Josifit për t’u “ringjallur”