Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dalja nga izolimi/ Si po përdor Rama këshilltarët e huaj për të pastruar figurën në median perëndimore. Rastet e The Guardian & EUObserver
Një shkrim i shfaqur sot në EUObserver me titull Raporti i BE njeh arritjet e Shqipërisë, është i paguar nga qeveria shqiptare. Në fund të opinionit me autor Hugo Stride, jepet edhe CV e tij ku qartësohet se është një ish-diplomat i Britanisë së Madhe dhe aktualisht këshilltar i qeverisë shqiptare për reformën elektorale dhe pranimin në BE. Po aty Stride identifikohet si partner kryesor i NBE Global Strategies, firmës së punësuar nga qeveria shqiptare për konsulencë.
Është një traditë e lobistëve që të përdorin editorialet, opinionet apo zhanre të tjera të gazetarisë për të influencuar në favor të klientëve të tyre dhe këtë ka bërë ne këtë rast edhe britanikui Stride.
Edhe pse me mjeshtëri ai përmend edhe ndonjë të metë të Qeverisë Rama, autori i shkrimit në EUobserver përdor tekstualisht terma dhe stil të qeverisë, pra punëdhenësit të vet kundër opozitës.
I izoluar ndërkombëtarisht dhe ekspozuar në disa gazeta të huaja për korrupsion dhe lidhje me krimin, Rama po përdor lidhjet e tij të paguara me paratë e taksapaguesve shqiptarë për ofensivë në mediat e huaja.
Stride është rasti i dytë në dy ditët e fundit. Gazeta e majtë britanike The Guardian ka publikuar dje një artikull të ngjashëm me të EuObserver ku kritikat me pikatore bëhen sa për të fshehur promovimin për Kryeministrin shqiptar.
Nëse për shkrimin te EUObserver ngarkon një të punësuar të tij, për atë te The Guardian, Rama përdor lidhjet e Alastair Campbell, këshilltar i tij në mandatin e parë, gjithashtu paguar me paratë e taksapagueve.