Flash News

KRYESORE

Debate në studio, gazetarja i 'tregon vendin' deputetit të PS: Kujt i thua e papërgjegjshme? Këtu vendos unë çfarë flitet!

Debate në studio, gazetarja i 'tregon vendin' deputetit të

Çelja e negociatave me BE-në ishte temë diskutimi në emisionin ‘Studio e Hapur’. Përpos debateve mes përfaqësuesve socialist dhe demokrat, ajo që ran ë sy ishte debati i mideratores së emisionit, Eni Vasili me deputetin e Partisë Socialiste, Ulsi Manja.

Duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarës, Manja u shpreh se nuk mund të bëhen lajme thjeshtë duke përmendur arrestimet. I menjëhershëm ishte reagimi i gazetares, e cila pohoi: “Të kam ftuar unë Ulsi, e vendos unë për çfarë do flasim. Tani do flasim për arrestimet, do ma sqarosh këtë gjë”.

Pjesë nga debati:

Manja: “Reforma në Drejtësi do të prodhojë një drejtësi të pakapur, e cila do ti turret të gjuthë politikanëve të këtij që i ka pirë gjakun këtij popullit. Arrestimet do fillojnë, kaq e thjeshtë është”.

Vasili: “Flasim pak për arrestimet sepse janë rezultat”

Manja: “Nuk mund të bëhet lajm kështu duke thënë flasim për arrestimet. Kam ardhur për temë tjetër sot”

Vasili: “Të kam ftuar unë Ulsi, e vendos unë për çfarë do flasim. Tani do flasim për arrestimet, do ma sqarosh këtë gjë”

Manja: “Jo do e sqaroj kur të vij te ajo temë”

Vasili: “Tani po të pyes unë, a na the do fillojnë arrestimet”

Manja: “Mua më thonë i papërgjegjshëm e ju më pyesni për arrestimet”

Vasili: “Kujt i thua e papërgjegjshme se nuk e kuptoj, e ke me mua? Unë po të pyes për një deklaratë tënden, jo për Alibeajn”.

Të fundit