Flash News

KRYESORE

Debati/ Bushati i kërkon që të dorëhiqet, Meta: E di se çfarë kërkon nga mua

Debati/ Bushati i kërkon që të dorëhiqet, Meta: E di se

Analisti Andi Bushati i ka kërkuar presidenti Ilir Meta që të dorëhiqet, pasi vetëm në këtë mënyrë ai mund t’i bëjë një shërbim më të mitë vendit.

Ai u shpreh se është dakord me kreun e shtetit, kur thotë që Edi Rama ka marrë çdo institucion. “Presidenti do t’i bënte rezistencë më të madhe në qoftë se do jepte dorëheqjen. Kjo është në fakt ajo që do mazhoranca, që ta shesë. Jemi një qeveri që kemi kundërshtar presidentin, thotë mazhoranca. Ne kemi një President pa pushtet dhe Rama po e shet në botë se kemi përplasje me Presidentin. Do të ishte më mirë të jepni dorëheqjen. Një presidenti që nuk i publikohet vendimi në Fletoren Zyrtare, nuk është President”, tha Bushati në emisionin “Open” në Top Channel

Por kreu i shtetit reagoi e tha se të tjerët presin që ai të bëjë të gjitha punët.

“Ju prisni që unë të bëj të gjitha punët. Presidenti bën detyrën që i takon. E di çfarë kërkon Bushati. Presidenti nuk do marrë lidershipin e opozitës por do luftojë për shqiptarët.”, tha Meta.

Por në situatën ku ndodhet, Meta i duket analistit: “Një president kukull, sa për shfaqje”.

Të fundit