Flash News

KRYESORE

Debati për detin me Greqinë, 'rrëfehet' Paskal Milo: Kur më etiketonin si pro-grek

Debati për detin me Greqinë, 'rrëfehet' Paskal Milo:

Ndërsa arritja e një marrëveshje për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ngjallur debate të shumta në vend, gjatë një diskutimi pikërisht për këtë temë në emisionin “Çim Peka LIVE” ish-ministëri i Jashtëm, Paskal Milo, ka sjellë një pasazh nga e kaluara e tij politike, atëherë kur “akuzohej si pro-grek”.

Në rrëfimin e tij, Milo tha se u akuzua si pro-grek për shkak të prejardhjes nga Himara, dhe se akuza të tilla, nga një palë kundër një tjetre, do të ketë plotë në politikë përsakohë nuk ka argumente, pasi e tillë është vetë politika shqiptare.

“Unë jam nga Himara. Kur unë hyra në politikë dhe u bëra ministër i Jashtëm, kam përballuar një volum shumë të madh akuzash. Të qenurit nga Palasa nuk më bën as grek, as turk, as nacionalitet tjetër. Më bën ky që jam, jam rritur dhe jam shkolluar dhe jam bërë qytetar shqiptar i nderuar i këtij vendi.

Politika në Shqipëri është e tillë që kur nuk ka argumente, përdor akuza

Në një moment vjen në zyrën time një delegacion i senatit italian, ku ishin dy personalitete të medias italiane, që ishin bërë senatorë. Ishte edhe ambasadori italian, Spatafora. Pasi folëm dhe shkëmbyen mendime, Spatafora u thotë që zoti Milo akuzohet këtu në Shqipëri për pro-grek. Unë, u tha atyre, e kam ndjekur politikën e tij dhe habitem si e etiketojnë kështu. 'Zoti Milo është një mik i Italisë'”, ka rrëfyer Milo.

Të fundit