Flash News

KRYESORE

Debati për kufijtë Kosovë-Serbi, Manjani thirrje Ramës: Reago nëse familja Soros është e përfshirë

Debati për kufijtë Kosovë-Serbi, Manjani thirrje Ramës:

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i bën thirrje shtetit shqiptarë të reagojë menjëherë nëse familja Soros është e përfshirë në çështjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por si fillim sipas Manjanit, Fondacioni SOROS duhet të dalë jashtë ligji dhe dëbohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.

“Nëse realisht familja Soros është përfshirë në këtë maskarallëkun e kufinjve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shteti Shqiptar duhet të reagojë. Do apo sdo Edi Rama, herët ose vonë!

Si fillim Fondacioni SOROS duhet të dalë jashtë ligji dhe dëbohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Investimet off shore( nëse ka të tilla) të kryera prej këtij grupi, i konfiskon shteti! Në vijim kontaktet me familjen Soros, duhen konsideruar si TË PAPËRSHTATSHME.

Skemi pse ta duam ne më shumë sesa Hungaria, vendi i tij! Gjithnjë nëse familja Soros ka rol në këtë afferë anti-shqiptare!

P.S. Nuk po e fajsoj për reformën (anti) drejtësi. Se në fund të fundit atë e bëmë vetë. Por kufinjtë e Shqiptarëve janë temë për të cilën është derdhur gjak ndër shekuj”, shkruan Manjani.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Rama pak ditë më parë kaloi një fundjavë më djalin e George Soros, Alex Soros në Jug të vendit.

Të fundit