Flash News

KRYESORE

Deklarata e koordinatorit të PD: Fuqinë e kanë ministrat teknikë; zëvendësit e tyre janë turistë

Deklarata e koordinatorit të PD: Fuqinë e kanë ministrat

Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano tha në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News se zv/ministrat nuk mund t'i kontrollojnë ministrat teknikë të PD.

Sipas Shanos një ministër mund të kontrollojë çdo fluks informacioni që shkon tek zv/ministri dhe e shndërron zëvendësin në një turist të thjeshtë në atë ministri.

“Një zv/ministër nuk mundet kurrë të kontrollojë një ministër. Një ministër mund të kontrollojë çdo fluks informacioni që shkon tek zv/ministri dhe mund të jetë ai që ndalon këtë fluks informacioni dhe e shndërron në një turist të thjeshtë në atë ministri.

Këtu është çështje vullnetesh. Unë nuk pres që nga ky moment deri kur të mbarojnë zgjedhjet të kemi më shumë se një mbledhje qeverie. Të gjithë zv/ministrat që u lëvizën i duhen fushatës, të gjithë ata që nuk u lëvizën janë zv/ministrave", tha Shano.

 

 

Të fundit