Flash News

KRYESORE

Demet, aktorja që tërheq gjithmonë vëmendje

Demet, aktorja që tërheq gjithmonë vëmendje
Aktorja Demet Ozdemir e cila ka luajtur shumë role në prodhimet turke por u bë shumë e famshme me rolin e "Sanem" në serialin veror "Erkenci Kus" i cili i mbylli xhirimet në shtator të vitit të kaluar. Demet është një nga aktoret më  të pëlqyera për publikun për rolet e shumta të saj, e cila i realizon me profesionalizëm dhe është vlerësuar gjithmonë me çmime.
Së fundmi në Turqi u mbajt ceremonia e çmimeve “Pantene Altin Kelebek Odulleri”,  ku shumë artistë e aktorë fituan çmime të rëndësishme. Këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, çmimet u ndanë nga shtëpitë e artistëve. Mes personazheve të njohur që u shfaqën në ekran ishte edhe Demet Ozdemir e cila është edhe imazh i kompanisë 'Pantene'. Aktorja mori vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj shumë elegante. E veshur me një fustan të zi dhe flokët e kapur me shumë stil, Demet shkëlqeu.

Të fundit