Flash News

KRYESORE

Demi Lovato lëshon këngën e zemrës, kërkonte ndihmë por askush se dëgjonte

Demi Lovato lëshon këngën e zemrës, kërkonte

Demi Lovato ka bërë rikthimin e saj të parë në muzikë dhe në skenë që pas korrikut të 2018-ës kur ajo do shpëtonte për pak pa ndërruar jetë nga mbidoza. Historia e Demit se si ja doli të rikthehej në jetë është një mrekulli pasi gjendja e saj ka qenë shumë e rënduar. Që pas asaj kohe, Demi Lovato është marrë tërë kohës me veten dhe duke bërë terapi.

Mbrëmë për herë të parë ka performuar në skenën e "Grammys" duke dhënë një shfaqje të paharrueshme dhe shumë emocionuese. 27-vjeçarja performoi këngën e saj më të re "Anyone", e cila është shkruar një ditë para overdozës së saj që mund të rezultonte fatale, në korrik të 2018-ës.

Ndërsa këndon "Unë u përpoqa të flisja me pianon time/ u përpoqa të flisja me kitarën time/ Fola me imagjinatën time/ Besova në alkool."

Lovato gjithashtu tregon përmes këngës se ndihej e izoluar. "Njëqind milion histori/ Dhe njëqind milion këngë/ Ndihem budallaqe kur këndoj," pranon ajo përmes tekstit të këngës "Anyone".

"Askush nuk më dëgjon/ Askush nuk po më dëgjon." Në refren, këngëtarja lutet që ndjenjat e izolimit të marrin fund.

"Çdokush, ju lutëm më dërgoni këdo", thërret ajo. "Zot, a është ndokush? Kam nevojë për dikë."

Kënga dëshmoi se ishte e vështirë për Lovato të performojë mbrëmë. Këngëtarja ishte mbërthyer aq shumë me emocione sa i nevojitej të ndalonte dhe të merrte frymë që të riniste edhe njëherë performancen. Publiku, natyrisht, ishte mbështetës dhe i durueshëm derisa mblodhi veten. Kur ajo përfundoi performancën i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe po e duartrokiste.

Në vetëm pak orë nga publikimi i performancës së saj në Youtube, ka marrë mbi 2 milionë klikime dhe komente jashtëzakonisht mbështetëse nga fansat.

Performanca e saj ishte aq reale sa edhe është përlotur. Sigurisht që gjendja e saj emocionale është rënduar akoma edhe më shumë nga humbja tragjike e legjendës së basketbollistit Kobe Bryant.

Të fundit