Flash News

KRYESORE

Derbi Partizani-Tirana, cilat janë rrugët që do të bllokohen sot në kryeqytet

Derbi Partizani-Tirana, cilat janë rrugët që do të bllokohen

Policia ka ndërmarrë një plan masash për bllokimin e disa akseve rrugore sot në kryeqytet për të siguruar mbarëvajtjen e derbit mes Partizanit dhe Tiranës.

Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin "Air Albania" në orën 17:00, ndërsa ky plan masash pritet të vihet në zbatim një orë përpara.

"Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, në të gjithë territoret jashtë stadiumit dhe në të gjitha rrugëkalimet. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të mjeteve nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, në segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara:

• Sheshi “Nënë Tereza”;

• Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;

• Rruga “Dervish Hima”;

• Përreth stadiumit “Air Albania” ;

• Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës", njofton policia, e cila po ashtu kërkon mirëkuptimin e tifozëve të Sport Klub Partizanit dhe Sport Klub Tirana që të zbatojë kërkesat e mëposhtme:

  1. Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi "Air Albania” nga:

    • 21 Dhjetori;

    •ura “Vasil Shanto”;

    •kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,

    • rruga “Sulejman Delvina”;

    • Libri Univeristar;

    • Presidenca drejt për tek COIN;

    • Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;

  2. Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi "Air Albania” nga;

    • Ministria e Brendshme, Pedonalja;

    •rruga “Xhorxh Bush”;

    •Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;

    • Ambasada e SHBA-së;

    • Kthim në rrugën “Dervish Hima;

    • Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;

    • Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Të fundit