Flash News

KRYESORE

"Deri sa zëri im nuk mund të këndonte më", Elton John ndërpret koncertin dhe tregon për sëmundjen nga e cila vuan

"Deri sa zëri im nuk mund të këndonte më", Elton
Ndërsa ishte në turne dje në Auckland, Zelandë e Re, Elton John është detyruar të ndërpresë konceritn si pasojë e sëmundjes nga e cila po vuan. Për shkak të kësaj ngjarjeje, ai ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku edhe ka sqaruar fansat: “Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncertin #EltonFareëellTour në Auckland. Unë u diagnostikova me pneumoni më herët sot, por isha i vendosur për t’ju dhënë shfaqjen më të mirë njerëzore të mundshme. Unë luajta dhe këndova me zemër, derisa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer, i mërzitur thellë dhe kërkoj ndjesë. Unë dhashë atë që kisha. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe gjithë dashurinë që më treguat gjatë performancës sonte.”

Të fundit