Flash News

KRYESORE

Dervishi për gjyqin e Tahirit: Shqipëria larg ditës që prokurori të shihet si hero

Dervishi për gjyqin e Tahirit: Shqipëria larg ditës që

Analisti Lutfi Dervishi mendon se Shqipëria është ende larg ditës që një prokuror të shikohet nga publiku si hero, për punën që bën kundër krimit. Ai analizoi vendimin ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për mënyrën se si u mor ky vendim dhe për pritjen dhe pritshmëritë që kishte publiku.

“U zhvilluan tre gjyqe, një gjyq politik, një gjyq i opinionit publik dhe një gjyq në sallën e gjyqit. Në sallën e gjyqit nuk vlen ajo që dimë apo ajo që perceptojmë por ajo që mund të provohet me prova. Ka një perceptim që prokurorët nuk e bërë siç duhet punën e tyre.

Shqipëria është ende larg ditës që publiku të shohë si heronj dhe të admirojë një prokuror apo gjyqtar dhe drejtësia shqiptare është ende larg standardit që ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Ndryshe gjykohet një zyrtar apo ish zyrtar dhe ndryshe një qytetar i thjeshtë. Me një fjalë vlen thënia e Oruellit: Të gjithë janë të barabartë, por disa janë më të barabartë se të tjerët” - tha Dervishi për “Zërin e Amerikës.

Të fundit