Flash News

KRYESORE

Deschamps: Mendoni se do fitojmë kudo, thjesht se fituam Botërorin?

Deschamps: Mendoni se do fitojmë kudo, thjesht se fituam Botërorin?

Franca të premten mbrëma fitoi 1-0 ndaj Islandës. Ishte një fitore shumë e vështirë dhe kjo u pa edhe në deklaratën e trajnerit Didier Deschamps pas ndeshjes.

Ai e theksoi disa herë se fitoret automatike nuk ekzistojnë në futboll.  Rezultati pozitiv i arritur me penallti nga Olivier Giroud e tregoi këtë.

"Ndeshja me Islandën ishte e ashpër. Qe një rezultat shumë i rëndësishëm. Mendoni se për të tjerët është e lehtë të luajnë ndeshje të tilla? Nuk duhet të mendojmë se fitoret vijnë vetë, thjesht se jemi kampionë bote", - deklaroi tekniku.

"Raste kemi krijuar plot, por nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh. Nga 7rastet e krijuara kemi konkretizuar vetëm një me penallti, por unë jam gjithsesi i kënaqur, sepse kemi arritur të marrim fitoren".

Të fundit