Flash News

KRYESORE

"Dikush thirri Allahu Akbar", evakuuohet kulla Eiffel pas kërcënimit me bombë

"Dikush thirri Allahu Akbar", evakuuohet kulla Eiffel pas

Kulla Eiffel në Paris u evakuua dhe u rrethua nga policia pasi një burrë thuhet se bërtiti "Allahu Akbar" dhe kërcënoi të hidhte në erë gjithçka.

Policia e Parisit ka rrethuar një zonë të madhe përreth monumentit në kryeqytetin francez dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg ndërsa oficerët të inspektojnë zonën për të zbuluar nëse kërcënimi është i ligjshëm.

Thuhet se një telefonues anonim i tha policisë se ata kishin vendosur një bombë.

Pa cituar asnjë një burim, gazetari Amaury Bucco, i cili postoi foto të kordonit të policisë, pohoi në Twitter se "Perimetri i Kullës Eifel është i rrethuar, operacioni i policisë në vazhdim: një burrë bërtiti Allahu Akbar dhe kërcënoi të hidhte në erë gjithçka".

Të fundit