Flash News

KRYESORE

Disiplina rrëzon Tiranën, Flamurtari del pa u lagur

Disiplina rrëzon Tiranën, Flamurtari del pa u lagur

Disiplina ka rrëzuar kërkesën e Tiranës për fitimin e 3 pikëve në tavolinë ndaj Flamurtarit. Sfida e luajtur në Vlorë u mbyll 2-2, por 24 herë kampionët e vendit pretenduan se vendasit kishin gabuar në protokollin zyrtar duke aktivizuar një futbollist që nuk e kishte emrin në listë.

Flamurtari ka ndryshuar protokollin pak minuta para ndeshjes duke lajmëruar zyrtarët e FSHF-së, por nuk e ka riprodhuar për mediet, zyrtarët e FSHF-së dhe ata të ekipin kundërshtar. Kjo i ka kushtuar gjobë kuqezinjve, por jo ulje pikësh.

Vendimet e Disiplinës për çështjen

12. Rrëzimin e kërkesës së KF “Tirana” si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike, për sezonin 2019/2020.

13. “Flamurtari FC”, për mos riprodhim të formularit të ekipit sipas Nenit 114/2 të Rregullores se Veprimtarise futbollistike të Kategorisë Superiore, dënohet me gjobë në masën 30.000 (tridhjetëmijë) lek

Të fundit