Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla justifikon dënimin e kryebashkiakut të Kuçovës: Si të gjithë shqiptarët në emigracion

Balla justifikon dënimin e kryebashkiakut të Kuçovës: Si

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka justifikuar dënimin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, në Greqi.

Në një dalje për mediat, Balla tha se çdo shqiptar që ka qenë në emigracion ka pasur raste të tilla, duke kërkuar që t’ia lenë në dorë institucioneve të bëjnë punën e vetë me rastin e Hajdarit.

“T’ja lemë komisionerit që të bëjë verifikimet përkatëse dhe mendoj që për kryetarët që kanë qenë ne detyre dhe plotësimi i formularit është bërë prej shumë kohësh, të organet kanë pasur kohë të verifikojnë. Vetëm ligji dhe zbatimi i ligjt na mbron të gjitheve dhe interesin publik.

Të gjithë shqiptarët që kanë qenë në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla. Por ti lëmë institucionet të bëjnë punën e vetë. Edhe për rastin është një interes i madh publik”, u shpreh Balla.

Të fundit