Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dumani me internet në qeli, Balla refuzon të përgjigjet: Nuk jap asnjë koment

Dumani me internet në qeli, Balla refuzon të përgjigjet: Nuk jap

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte u pyet për rastin e të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili arrin të flasë lirshëm nga qelia e burgut e madje ka akuza se ai nga burgu vendos gjoba dhe porosit vrasje.

I pyetur në Euronews Albania se çfarë statusi ka Nuredin Dumani dhe çfarë kontrolli ka Policia e Shtetit ndaj individëve të tillë me rrezikshmëri të lartë, Balla tha:

“Etikën e Ministrit të Brendshëm nuk do e thyej asnjëherë për të hyrë në vlerësime konkrete për elemente kriminalë të caktuar. Nuk i takon Ministrit të Brendshëm të japë asnjë koment, jo për këtë, por për asnjërin prej tyre.


Fatmirësisht ky person është në duart e drejtësisë. Policia e shtetit ka detyrën të gjejë, të garantojë pronat dhe ti vendosë para drejtësisë. Nga ky moment e tutje, natyrshëm policia vazhdon ti mbikëqyr, por mua nuk më lejohet të bëj asnjë koment as për rastin në fjalë e as për një rast tjetër”,-tha ministri Balla.

 

Të fundit