Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ftesa në PS, Balla: Najda Çomo përfaqëson të gjithë mjekët dhe infermierët

Ftesa në PS, Balla: Najda Çomo përfaqëson të

Kreu i Grupit parlamentar të PS, njëherësh drejtuesi Politik i për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka komentuar ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri doktoreshë Najada Çomos për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.

Gjatë një bashkëbisedimi me mjekë dhe infermierë të Elbasanit, Balla tha se Najada përfaqëson të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët u përballën me pandeminë.

“Ndihem krenar që bashkë me mua dhe kolegët e mi të PS, në ekipin fitues të 25 prillit të kemi një personalitet të vijës së parë të frontit së cilës si një deputet kërkues për zonën që përfaqëson më është dashur ti shkruaj çdo ditë çdo natë për personat e shtruar atje dhe ka qenë një referencë për shumë njerëz.

Najada në vetvete përfaqëson gjithë mjekët dhe infermierët të cilët u përballen dhe vazhdojnë të përballen me këtë betejë. Kjo luftë po shkon drejt fundit”, tha Balla.

 

Të fundit