Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
I arrestuan vëllain për kultivim të bimëve narkotike, reagon deputeti i PS-së
Ditën e sotme është vënë në pranga në fshatin Kashnjet vëllai i deputetit të PS-së në Lezhë, Armando Ndreca. Ky i fundit është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca dhe u arrestua pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike brenda një stani në fshatin Kashnjet.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se gjatë operacionit anti-drogë në Kashnjet u zbulua një stan i cili ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike ku u vunë në pranga tre persona. Përveç arrestimit të Ndrecës bëhet me dije se janë arrestuar 27-vjeçari Armel Nikdukaj dhe 28-vjeçari Elvis Shpellzai.
I pyetur nga BIRN në lidhje me arrestimin e të vëllait, deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndreca tha se nuk kishte ende një njoftim zyrtarë. Megjithatë Ndreca tha se i vëllai duhej të hetohej si çdo qytetar tjetër.
“Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit”, tha ai në telefon.
Rasti i Ndrecës nuk është i pari. Familjarë të personave të përfshirë në politike janë arrestuar herë pas here për përfshirje në aktivitete kriminale.
Policia ka publikuar pamje nga arrestimi i treafikuesve ndërsa ka shtuar se janë sekuestruar 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Kontrolle janë kryer edhe në banesën e të arrestuarve ku janë gjetur 3 armë të ftohta dhe 1 maskë./BIRN