Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryebashkiaku i Kamzës paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kamzës paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas refuzimit që i bëri thirrjes së parë.

Hetimet ndaj tij kanë nisur pas dy denoncimeve. Njëri është bërë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kamzës në adresë të tij për korrupsion dhe për këtë çështje, SPAK ka thirrur edhe kryetarin e Këshillit Bashkiak të Kamzës, Peposhin, që po njesoj si Suli nuk u paraqit herën e parë.

Por Rakip Suli do të pyetet për të dhënë versionin e tij sidomos për abuzimet e dyshuara me dëmshpërblimet për tërmetin; SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë së Kamzës për disa vepra penale lidhur me këtë çështje si “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Të fundit