Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përmbytjet/ Mblidhet Komiteti Ndërministror, Peleshi: Shkodra e Lezha më të rrezikuara, Rama: Situata në kontroll; sulmon opozitën

Përmbytjet/ Mblidhet Komiteti Ndërministror, Peleshi: Shkodra e Lezha
Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile

Përmbytja e qindra hektarë sipërfaqe toke dhe problemeve të shkaktuara në shumë zona të vendit për shkak të reshjeve intensive të shiut të ditëve të fundit ka mbledhur Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile.

Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe që kanë mbledhur ministrat e autoritetet përgjegjëse për të raportuar situatën e deritanishme dhe masat që duhen marrë.

Këto ditë ka funksionuar mirë gjithë zinxhiri i emergjencave dhe duke qenë se për arsye pune nuk kam qenë fizikisht në Shqipëri, zv/ kryeministri që e ka ndjekur këtë proces, më ka informuar herë pas here për situatën” tha kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, zv.kryeministri Erjon Braçe tha se të gjitha akset rrugore janë në gjendje të mirë dhe deri tani askush nuk është i rrezikuar.

Po ashtu, Braçe paralajmëron se sonte do jetë një natë e vështirë dhe se situata e reshjeve me intensitet të lartë do të vijojë deri në 11 janar.

Po ashtu, Braçe iu përgjigj edhe opozitës, duke thënë se nuk kanë qenë në fushatë elektorale në territor, por për punë.

 “Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve ka qenë në gatishmëri maksimale dhe sot të gjithë akset rrugore janë të kalueshme dhe në gjendje mjaftë të mirë. Falë koordinimit të Ministrisë së Transportit me OSHEE-në gjatë katër ditëve të fundit nuk ka munguar në asnjë moment energjia në hidrovore.

Puna që është kryer gjatë verës ka sjellë minimizimin e reshjeve masive në të gjithë territorin e vendit. Ne nuk kemi qenë në fushatë elektorale në territor siç të tjerë në mënyrë të papërgjegjshme vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë, por kemi qenë për punë.

Sot, dita ka qenë edhe më e vështirë për shkak të reshjeve të shumta, në të gjitha rajonet, nuk ka asnjë rajon që mos ketë pasur mbi 100 milimetra reshje, por sot është dhënë efekti, veçanërisht në zona tradicionalisht të goditura nga reshjet e shumta.

Nata e sotme do të jetë e vështirë, gatishmëria në hirdrovore do jetë 24/24, siç ka qenë edhe më parë, ndërkohë që energjia do të jetë në çdo moment”, tha Braçe.

***

Po ashtu, kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës se nuk kanë marrë masat e nevojshme dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga përmbytjet.

Akuzave politike nuk kemi cfarë u bëjmë, civil iu gjet vaksina e imunizimit, të cilën shpresoj që ta fillojmë në vend para afatit ë kemi deklaruar.

Ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula, ndaj ata për fat të keq kapen pas cdo mundësie iluzore dhe natyrisht në cdo fatkeqësi natyrore për të bërë politikë.

Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Falë punës së bërë me rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse, administrimin e kaskadës, me këtë sasi reshjesh kemi një gjendje shumë më të pranueshme nën kontroll krahasuar me cfarë do kishte ndodhur në para pak vitesh kur bëhej hataja”, tha Rama, i cili ka sulmuar edhe kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e vetmja bashki opozitare në vend.

“Niveli i reagimit në strukturat vendore me një përjashtim që qëndron si hudhër buzë liqenit të Shkodrës, për të mos marrë mësysh e gjithë Shqipëria, ka ardhur duke u përmirësuar. S’ka asnjë dëm në jetët njerëzore, nuk ka asnjë dëm nga pikëpamja e banesave, janë minimale, kur lëvizshmëria kur ishte e penguar ka pasë ndërhyrje të menjëhershme, për këmbësorët dhe makinave”, përfundoi kryeministri.

***

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka raportuar gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile situatën e deritanishme të krijura nga moti i keq me reshje intensive shiu.

Sipas Peleshit, qarqet më të rrezikuara janë Shkodra dhe Lezha, ndërsa deri tani janë evakuuar rreth 100 persona.

Jemi prezentë në qarqet e rrezikuara, në Shkodër e Lezhë kemi kryer operacione për evakuimin e qytetarëve. Për këto prurje të lumenjve dhe këtë nivel fakti që në këto vite kemi punuar në pastrimin e kanaleve kulluese na ka sjellë në këtë situatë ku nuk kemi një situatë tragjike. Nuk kemi familje të rrezikuara nga uji, kjo është rezultat i punës së përbashkët.

Në Shkodër, kemi një rritje të nivele në Drin, Bunë e Kir, 2270 ha të përmbytura, fshati Obot, si gjithmonë është rrethuar nga uji, në dispozicion është Ushtria, rreth 100 persona janë transportuar, hidrocentrale prurjet 10 herë më të mëdha. Me këtë ritëm, por rreth 2-3 nëse nuk do kemi reshje intensive hidrocentrale mund të përmbahen në shkarkimet e tyre", tha ministri. 

Të fundit