Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon drejtësinë: 40 subjekte dhe 18 kryetarë bashkish e komunash janë kallëzuar, dosjet kanë zënë myk

Rama sulmon drejtësinë: 40 subjekte dhe 18 kryetarë bashkish e

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti sërish se ndërtimet pa leje kanë ardhur si rezultat i problemeve që ka sistemi i drejtësisë, që mbyll sytë para ndërtuesve të mëdhenj e tregohet i ashpër me të dobëtit.

Në një komunikim në Facebook me qytetarët, Rama tha se IKMT deri tani ka kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, përfshirë edhe nga PS, por dosjet e tyre ‘kanë zënë myk’ në prokurori.

“IKMT deri tani ka kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, edhe të PS, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonalë Aluizni 4 kryetarë këshillash të rregullimit të territorit. Sa nga këta kanë shkuar para ligjit, asnjë, të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurori.
Prokuroritë na kanë vendosur një barrierë turpi, një pallat i tërë në një zonë turistike.

Kemi një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata, pa larjen komplet, tani ka ardhur momenti për të dhënë një mesazh të qartë që çdo metër katror jashtë lejes do t’ju kushtojë aq shtrenjtë saqë do të jetë marrëzi që t’i hyni kësaj aventure”, tha Rama 

 

 

Të fundit