Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shtyhet takimi i Ramës me emigrantët në Angli

Shtyhet takimi i Ramës me emigrantët në Angli

Shtyhet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Britaninë e Madhe në kuadër, i parashikuar që të mbahej të dielën më 2 qershor. 

Ende nuk ka një datë se kur do të mbahet takimi, por mësohet se shkak për shtyrjen e takimit janë zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Britaninë e Madhe.

Kujtojmë se Rama ka nisur një tur takimesh me shqiptarët e diasporës, ndonëse pretendohet se një pjesë e atyre që takon janë punonjës të administratës që shkojnë me urdhër politik.

Më parë Rama ka mbajtur takim me emigrantët shqiptarë në Athinë dhe më pas në Itali. Ndërkohë që pas Londrës, takimi i radhës është me emigrantët shqiptarë në Gjermani.

Të fundit