
Flash News
Dy javë pasi mori vaksinën, Pëllumb Pipero rezulton me Covid-19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, ndërron jetë një person, një tjetër në gjendje të rëndë
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
Basha me kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe: Prioritet është përfundimi i Rrugës së Arbërit, folëm për projekte të përbashkëta
Kryedemokrati Lulzim Basha priti pasditen e sotme kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Dukën. Në një komunikim për mediet pas takimit Basha tha se prioritet është përfundimi i Rrugës së Arbërit për të afruar fizikisht Tiranën me Dibrën e Madhe.
Kreu i Partisë Demokratike shtoi se pjesë e diskutimeve ishte dhe avancimi projekteve që sigurojnë punësimin, zhvillim edhe në trevën e Dibrës së Madhe.
"Kam kënaqësinë e madhe t’i uroj mirëseardhjen Hekuran Dukës, kryetarit të Komunës së Dibrës së Madhe. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Madhe dhe Tiranës. Prioritet përfundimi i Rrugës së Arbërit dhe thellimi i zhvillimit ekonomik që sjell edhe afrimin fizik.
Edhe për projekte të përbashkëta, ku theksova vendosmërinë që në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë t’i kalojmë me solidaritet.
Të avancojmë të gjitha projetket që sigurojnë punësimin, zhvillim edhe në trevën e Dibrës së Madhe", tha Basha.
Ndërkohë kryetari i komunës së Dibrës së Madhe Hekuran Duka deklaroi se pret nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë t’i kthehen kësaj trevës së Dibrës së Madhe, ndërsa shtoi se rrugën e Arbërit e sheh si shpresë të madhe.
"E konsideroj takim me vëllezërit dhe motrat shqiptare. Jemi të interesuar që politika shqiptare të jetë më aktive në vendosjen e bashkëpunimit kombëtar e ekonomik. Projektet që i përmendi kryetari janë vitale për ngjalljen e Dibrës së Madhe. Është një zonë e verbër, s’ka zhvillim të duhur ekonomik megjithëse kontributi historik është i theksuar dhe evidente. Presim nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë t’i kthehen kësaj treve, dhe kjo ka filluar e mbaruar me rrugën e Arbërit që e shohim si shpresë të madhe.
Projektet e tjera që i përmendi kryetari duhen me intensitet më të madh, që të kemi integrimin brenda shqiptarëve. E falënderoj kreun e PD, Lulzim Bashën për mikpritjen. Do jemi në kontakt edhe me parti e faktorë të tjerë politik. Jemi të interesuar që politika shqiptare të mbajë frymën lart të patriotizmit, kombëtarizmit, ekonomisë e kulturës. Këto pengesa që i kemi politike që të vijmë deri tek itnegrimi mbarëshqiptar, dhe të bëhemi faktor i rëndësishëm", tha Duka.
Ditari politik









Të fundit


Itali/ Makina del nga rruga, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
27 Janar 2021, 11:45
Skandali tek Covid-2, Gjykata e Apelit le në burg Tire Alldërvishin
27 Janar 2021, 11:18
Atentati në Vlorë/ Mitro: Kam qenë me kurriz, s'kam konflikte me askënd
27 Janar 2021, 11:07
Dy javë pasi mori vaksinën, Pëllumb Pipero rezulton me Covid-19
27 Janar 2021, 11:06
Shkodër, 2365 ha të përmbytura dhe 55 shtëpi të rrethuara nga uji
27 Janar 2021, 11:00
Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit për lirim të përkohshëm
27 Janar 2021, 10:45

Kryemadhi në Divjakë: Fokusi i LSI është fuqizimi ekonomik i gruas
27 Janar 2021, 10:17



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Janar 2021, 09:24

Reshje dëbore gjatë natës në Korçë, bllokohet një pjesë e aksit të Dardhës
27 Janar 2021, 09:10
25 vjet përkujtime të Holokaustit në bundestagun gjerman
27 Janar 2021, 08:51
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, mesazhi i Metës
27 Janar 2021, 08:40
Winx-at kthehen në një serial me njerëz, fansat zhgënjehen për shumë arsye
27 Janar 2021, 08:36
Telefonata e parë Biden-Putin, VOA zbardh detaje nga biseda
27 Janar 2021, 08:23
Senati konfirmon Antony Blinken për postin e sekretarit të Shtetit
27 Janar 2021, 08:21
Ulen temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot
27 Janar 2021, 08:17
Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim
27 Janar 2021, 08:10
‘Benzi’ përplaset me kamionin, humb jetën drejtuesi 30-vjeçar
27 Janar 2021, 08:08