Flash News

Ditari i Opozitës

Basha akuza Ramës: Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet e numrit të viktimave nga COVID-19

Basha akuza Ramës: Dy ditë përpjekje për të manipuluar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas denoncimit të bërë prej tij për manipulim të shifrave të viktimave nga COVID-19. Ai thotë se kryeministrit Edi Rama iu deshën dy ditë kohë për t’u përgjigjur.

Basha hedh akuza se këto dy ditë ishin përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën. Në një reagim në Twitter Basha shkruan se askush nuk i beson më Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më!
Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.

Basha akuza Ramës: Dy ditë përpjekje për të manipuluar

Të fundit