Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Jashtë sallës së Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Bajram Begaj u bë President pasi firmosi me urdhër të Ramës, dorëzimin e pronave të ushtrisë tek oligarkët.
Berisha u shpreh se PD është kundër dorëzimit të bazave dhe se tha se çdo pronë që i përket ushtrisë, do të mbetet tek ushtria.
Berisha: Anulim i të gjithave pa asnjë diskutim dhe rikthim i ushtrisë me radhë. Ato prishen pa asnjë lloj vështirësie. Ato janë prona të ushtrisë në planin e përhapjes dhe ato nuk mund të jepen kurrë. Edi Rama për të justifikuar veten, tani deklaroi se pronat e ushtrisë do kthehen për turizëm.
Po kush e bëri Bajramin, Haramin president? Ato prona e bënë. Sepse firmosi pa pyetur Presidentin e Republikës, që nuk mund të firmoste kurrë.
Presidenti i Republikës në Kushtetutë është kryekomandanti i ushtrisë, dhe çdo objekt që ndodhet në planin e përhapjes të Forcave të Armatosura, Saranda ka qenë, Shëngjini ka qenë në një pjesë, Durrësi ka qenë, pra janë të caktuara ato.
Ky, tani këto të gjitha do t’i marrë dhe të ndërtojë. Nuk mund të bëhet kurrë vetëm për ta, është vetë aksioner...Qëndrimi i PD është kategorik kundër dorëzimit të bazave të ushtrisë.
Në raport me oligarkët, kjo parti ka qeverisur në 8 vite. Le të thoni një oligark çfarë ka përfituar nga qeveria. Thoni një përfitim të vetëm, absolutisht asnjë.
Unë denoncoj me emra kur i kap në vepra të rënda, por unë po them që do anulohet sepse ata i kanë marrë përmes Edi Ramës.
Unë e deklaroj publikisht, çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet ushtrisë.
Ai plan përhapje është studiuar nga një kompani shumë e mirë amerikane, e kontraktuar ka mundësi dhe e paguar nga Pentagoni si kompani për të bërë planin e përhapjes së Forcave tona të Armatosura në kuadër të NATO-s. Ndaj dhe unë nuk do ngurroj kurrë. Ja unë do denoncoj pas pak orësh një oligark për batërdinë që ka bërë te Kodra e Diellit.