Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: E premtja, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku hajdutin e shpërfytyruar

Berisha: E premtja, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të


Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve tha se premtja është dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar’, u shpreh Berisha.

Berisha: E premtja po afron, e premtja është dita e kryeqytetit, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku, një qenie që nuk meriton kurrë të quhet njeri.

Për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar që u thotë qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë pemë, mbasi ka vjedhur pagesën e 1 milionë fidanëve.

Që u thotë qytetarëve se qyteti po pastrohet, paçka se nuk digjet asnjë kilogram mbetje dhe qytetarët kanë paguar për djegësin 130 mln euro.

Fjala juaj, vendimi juaj, veprimi juaj mosbindja juaj civile janë kryefjala e ditës, janë shpëtimi i Tiranës, janë shpëtimi i Shqipërisë.

Të fundit