Ditari i Opozitës

Berisha: Marsida Xhaferllari duhet ta deklarojë bashkëjetesën, përndryshe po shkel ligjin dhe duhet të largohet

Berisha: Marsida Xhaferllari duhet ta deklarojë bashkëjetesën,

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Marsida Xhaferllari, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, duhet të deklarojë bashkëjetesën ose në të kundërt ëshët në shkelje me ligjin.

Berisha u shpreh se si gjykatëse, Xhaferllari nuk mund të fshehë bashkëjetesën, por ta deklarojë siç e detyron ligji.

Berisha: Qëndrimet e mia ndaj kësaj gjykatëseje janë shprehur dhe po i përqendroj në këtë sentencë. Për PD-në, nuk përbën, nuk ka asnjë problem pse gjykatësja bashkëjeton me atë që do të bashkëjetojë. Por Shqipëria ka një ligj prej shumë vitesh dhe ky ligj njeh bashkëjetesën.

Ky ligj jo vetëm legjitimn, por njeh bashkëjetesën dhe për rrjedhojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga bashkëjetesa.

Tani, në qoftë se kjo zonjë bashkëjeton me një njeri, mos harro se ajo ka statusin e gjykatëses kushtetuese, dhe këtë e fsheh, ajo është në shkelje të rëndë të ligjit, por edhe më shumë se të ligjit.

Ajo është e detyruar ta deklarojë, në konceptin tim, dhe pas deklarimit të kësaj, këtu nuk ka asnjë lloj problemi tjetër.

Sepse duhet të respektojë ligjin.

Ju kujtohet ju para disa viteve, kjo çështje ka dalë në parlament dhe është bërë ligji.

Dhe ky ligj detyron bashkëjetuesen njëlloj si bashkëshorten të deklarohen për të gjithë aktivitetin e tyre, për të ardhurat, etj.

Mendoj se nuk mund të ketë qëndrim tjetër përveç zbatimit të ligjit për një gjykatëse.

Që në momentin që ajo devijon ligjin, ajo duhet të largohet nga detyra që ka. Nuk ka diskutim. Nuk është vullnetare.

Pra, ajo ka të drejtë të dojë atë që do, por duhet gjithashtu të respektojë ligjin.

Zonja Kalaja ka konstatuar se ajo nuk ka deklaruar bashkëjetesën, ka fshehur bashkëjetesën. Atëherë kush mund t’i besojë një gjykatëseje si kjo? Kaq, nuk hy te vendimet unë. Unë hy tek një qëndrim ligjor.

 

Të fundit