
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
Genc Ruli në PolitikOn: Partitë e reja? Elektorati nuk harxhon kohë me ‘pushkë që nuk plas’, do shkojë te topat
Intervista e Genc Rulit për gazetarin Alfred Lela në emisionin PolitikOn në ORA Rtv

Alfred Lela: Në pjesën e katërt dhe të fundit të PolitikOn kam të ftuar zotin Genc Ruli, selektor i përgjithshëm, më pëlqen mua ta quaj. E kemi situr miellin tre here, keni thënë në një intervistë të para pak ditëve, tani është në dorën e bukëpjekësit. A mund të na thoni kush është bukëpjekësi?
Genc Ruli: Mendoj se është e lexueshme se unë në përgjithësi mundohem të mos lë enigma prapa për t’i zbërthyer, ose të mos lodhen shumë për t’i zbërthyer. Sigurisht bukëpjekësi është kryesia, vetë kryetari, të cilët me lista që numerikisht të dhënë nga ana jonë janë dy kandidatë për çdo vend, këtu përfshihen edhe kryetarë bashkie edhe deputetë, po tashi impenjative në këtë moment është për deputetët. Nga listat tona ka dy propozime ose dy mundësi për të zgjedhur, e dyta kuptohet që parlamenti është 140, parlamenti shqiptar dhe partia me e madhe në rastin më të mirë merr 75, s’ka marrë kurrë më shumë, pra edhe brenda deputetëve ti do vendosësh renditjen e tyre në listën përkatëse të qarkut përkatës etj. Janë gjëra që kanë, ndoshta një fuqi, aftësi seleksionimi shumë më e madhe, se ajo që unë pretendoj që ne bëmë në Komisionin e Vlerësimit, shumë me decizive në prekje konkrete të elektoratit në nivelin ku ai është në qarqet përkatës, në qytetet përkatës, nëpër fshatrat përkatëse. Dhe ne, që jemi selektorët, që është një shprehje që e keni përdorur ju, dhe e pranoj, duhet të hyjë në vokabularin politik shqiptar, jemi në pritje me shpresën tonë që do jetë zgjedhja më e mirë dhe më e duhur politike.
Alfred Lela: Ka pasur disa prej atyre që kanë mbetur jashtë kualifikimit, që kanë shprehur rezerva për vendimet tuaja, të të pestë juve duke thënë që, në një farë mënyre duke shpallur mosnjohjen për trupën tuaj, duke thënë që e ka në dorë kryesia, forumet, e ka në dorë kryetari. Çfarë lexoni te kjo, është një zemëratë apo e bazuar në…
Genc Ruli: Për mua, e para dhe mbi të gjitha është gjëja e re nuk pranohet lehtësisht, kjo është një eksperiencë e re, një eksperiencë shumë demokratizuse për PD, është një shembull i ndryshimit që ajo para se t’ju dëshmojë shqiptarëve me atë parullën që ka, nuk do ketë ndryshim qeverie, por ndryshim regjimi, po nuk e filloi këtë ndryshim te vetja nuk e reflekton. Këtu mendoj që ka një përqasje politike dhe strategjike mjaft të mençur dhe të urtë nga PD. Sigurisht, ky modeli i ri që futet nuk entuziazmon këdo dhe për më tepër ata që janë të parët futen në përzgjedhje sipas këtij modeli. Ankimime ka pasë edhe nga ata që janë refuzuar, votuesi i PD, anëtari i PD për sistemin e votimit me 20% kundër, po kështu ka edhe ndaj vendimeve tona, unë i quaj minimale duke menduar që është një eksperiencë e parë e papërjetur në demokracinë e këtyre 30-vjetëve, mendoj se demokracia jonë në këto 30-vjet se s’ka më para, kështuqë unë e quaj sukses procesin në përgjithësi. Ankimimet ngelen personale, harrohen nesër, ata njerëz vetëqetësohen dhe vetëkuptojnë.
Alfred Lela: Nuk do të ketë, doni të thoni që s’do të ketë kthim pas, nuk mund të ketë kthim pas në kuptimin që ajo që iu është njohur si tagër, nuk mund të merret pas, nuk mund të tërhiqet nga kryesia se për këtë iu është dhënë tagri, do e bënte procesin të dukej…
Genc Ruli: Do prekte ndjeshëm, do prekte ndjeshëm në besueshmërinë e këtij procesi, do prekte ndjeshëm atë anëtarësi të PD-së që vajti të propozonte, të seleksiononte edhe ajo në raundin e dytë, në votat kundra në një model që iu sqarua dhe prezantua për herë të parë të cilën e mirëpritën. E dyta nuk është se tagri i Komisionit u vetëvendos nga Komisioni, ku ta mbajmë stekën, ça kompetence kemi, është një rregullore e miratuar nga Këshilli Kombëtar, është një element i statutit të PD-së.
Alfred Lela: Pra nga vetë forumet…
Genc Ruli: E ka miratuar më parë kryesia, por e ka konfirmuar Këshilli Kombëtar që kompetencat e Komisionit janë këto, dhe faza finale është ajo që e përmbyll gjithë këtë debat, mëdyshjet që mund të kenë individë të caktuar që kryesia dhe Këshilli Kombëtar, mbi raportin zyrtar që ka dërguar Komisioni, mbi raportin zyrtar që kemi dërguar ne me shpjegime me firmat e të 5-anëtarëve.
Alfred Lela: Zoti Ruli çfarë ju ka befasuar në proces në mënyrën si kanë shkuar gjërat, emrat që janë paraqitur, emrat që janë rrëzuar, si e ka pritur PD gjithë këtë amalgamëm që tashmë është lista juaj, e situr po themi, për të përdorur termin tuaj?
Genc Ruli: Me thënë të drejtën ka qenë një proces që më ka surprizuar edhe mua që isha një nga aktorët aty. Dakord, referenca që është marrë si model aty nga vendet e tjera më të përparuara në demokraci, në demokracinë e brendshme partiake sidomos, modeli konservator britanik dhe duke dalë ndoshta te përgjigjia e një pyetje më parë, jam i bindur që edhe kur është miratuar për herë të parë ky model në Angli ma do mendja që një 5% e anëtarësisë konservatore mund të kenë pasur vërejtje derisa janë adaptuar. I hymë një procesi kolektiv, më vjen mirë që kishte goxha përgjegjshmëri, ishim befasuar që kishim një punë jo të lehtë para, menduam që do lëviznim në modelin e qindra propozimeve, në fakt ishim 3500 në fillim, më pas zbritën në 1000 e më pas në 300 e ca. Ishte një punë shumë voluminoze dhe së pari Komisioni nga dita në ditë duhet të fitonte besimin, njësisë së mendimit, të kritereve të të principeve që kishte gjithsecili nga ne si vlerësim. Asnjë nga ne se kishte ushtruar këtë funksion, kishte nga ne që kishin ushtruar funksione nga më të larta të shtetit, ish-presidenti, ministra, titullarë, deputetë të rëndësishëm, por ama këtij lloj eksperimenti, edhe ne ishim rishtarë në të. Komisioni e konfirmoi shumë shpejt integritetin e tij, konfirmimin se kush janë kriteret dhe principet mbi të cilat një njeri përzgjidhet për t’u avancuar apo përzgjidhet për të mos u avancuar, s’po dua të përdor fjalën deklasifikim. Dhe isha entuziast edhe në një aspekt tjetër, shumë njerëz ma kanë bërë këtë pyetje ose ai që është lënë të bëhet si koment sot, ata që duan ta përqeshin këtë iniciativë inovatore të PD, nga pozicioni i kundërshtarit nga jashtë ose nga të pakënaqurit nga brenda, që kemi pas një distancë të respektuar në mënyrë të paimagjinueshme para se të fillonim punën si komision, si nga anëtarësia shumë herë që jemi konsultuar mes nesh kemi pas ndërhyrje, kemi pas propozime, sugjerime, shqiptarët i quajnë ndërhyrje apo…
Alfred Lela: Ju kanë dhënë emra që pse nuk fusni këtë?
Genc Ruli: Kemi pas ndërhyrje dhe imponim nga lart, ne aq sa s’kemi takuar asnjë kryetar partie, gjatë procesit ne kishim një kod tonin, nuk do takoheshim me asnjë, duke ruajtur edhe staturën e këtij Komisioni. Komisioni nuk është zyrë apelimi që t’i mund të vish të ankohesh, jo. Komisioni merr vendime si Gjykatë Supreme, dhe shpjegim është vetëm lista që dorëzon. Shpjegimet i kemi me njëri-tjetrin deri kur marrim vendimin, por jo jashtë, aty është vetëm lista që ne dorëzojmë. Por ama as kryetari i partisë as zyrtarë të lartë të partisë nuk e kanë parë, pra distanca besoj, në rradhë të parë na dha ne besimin që vërtet do kryenim atë proces për të cilin ishim ftuar, na ishte ngulmuar të merrnim pjesë dhe jo të githë pranuam aq lehtë të merrnin pjesë, një proces i ri, doza e besimit është vërtet kaq serioze etj. Procesi konfirmoi, befasia më e parë është që po, edhe gjëra të tilla të vështira, demokratizuese brenda ambienteve jo aq demokratike në Shqipëri mund të ndodhin, sinjali kalon tej PD, ky sinjal për mua kalon tej PD-së.
Alfred Lela: Të flasim pak për PD-në dhe bijëzat ose daljet, exit-et prej saj, disa parti të reja të formuara, më e fundit është ajo e zonjës Topalli, çfarë mendoni për këto lëvizje dhe posaçërisht për zonjën Topalli?
Genc Ruli: S’do ndalesha posaçërisht…
Alfred Lela: Jo në nivel personal, po në nivelin e skemës politike…
Genc Ruli: Do thoja parti kanë dalë dhe më parë, do dalin edhe sot, asnjëra mua nuk më është dukur befasuse, janë paralajmëruar edhe dalja e zonjës Topalli, po këtu dua të bëj vetëm këtë saktësim, zonjës Topalli propozimi nga Shkodra i ka ardhur dhe formulari i është dërguar dhe ky ka qenë një insistim i Komisionit që formulari t’i dërgohet, pjesa tjetër nuk është më histori, më ka përfillur, s’më ka përfillur nuk është e vërtetë, Komisioni ka bërë kaq. Distanca e saj e krijuar me PD dhe zotin Basha ka qenë më e madhe për t’u ingranuar në këtë formë. Krijoi partinë e vet, nga ana formale mund të themi se ka të drejtë siç ka çdo individ të krijojë partinë e vet. E krijoi në prag të zgjedhjeve, e krijoi kur e sheh që është një Kod elektoral që favorizon partitë e reja duke ulur pragun në 1%, janë gjithë këto argumente që mund t’i ketë shqyrtuar për të bërë përzgjedhjen, dhe do thoja që gjëja e para që do doja të mos ndodhte është nga ana e PD nuk ka pse fillon një linçim ndaj partive të tjera me individë apo personalitete që kanë dalë nga PD-ja. Është një zakon i vjetër, e kam vuajtur vetë në kurriz, por PD që po pretendon sot sidomos me këtë proces të hapjes së demokracisë së brendshme ose të delegimit të besimit në gjithë zinxhirin e institucioneve, që nga anëtari më i thjeshtë e deri më lart dhe besimin e deleguar kur kryetari thotë përzgjedhja erdhi nga ju, unë mbi të marr një vendim final, pjekja e bukës. Në këtë aspekt do thoja që PD është në këtë logjikë modernizimi. Do thuash, a ka problem që një partie e re që krijohet po nga gjiri i kësaj, se një parti e re nuk sjell vota të reja po votat që janë dhe për më tepër një parti që vjen nga një parti mëmë tenton, mendon që ambenti i votave të kësaj do jetë këtu, por ama unë do hidhja një shikim drejt një partie të krijuar më parë, ajo e zotit Patozi, duhet të ketë disa kalkulime strategjike. Thirrja nga këto parti vjen qoftë në emrin e tyre apo nga flamuri i tyre është thirrja për një ndryshim të madh, ata e kanë kërkuar dikur në PD, dhe ja po e realizon sot, ndryshe nga sa do e donin ata po do e duan edhe për gjithë Shqipërinë. Ndryshimi është një ngjarje e madhe sidomos ndryshimi i madh, jo të githë planetet kanë të njëtin gravitet, jo të gjithë satelitët kanë të njëjtin gravitet, pra duhet të jesh një parti e fortë për të bërë ndryshimi e madh. Marrja e flamurit të ndryshimit të madh nuk e bën një parti të fortë.
Alfred Lela: Kam një ndërhyrje, a munden ta kërkojnë ndryshimin njerëz që vijnë nga e shkuara e së njëjtës parti po themi?
Genc Ruli: Vërtet nuk e përjashtoj, vërtet gjykohet që më së shumti një njeri që ka qenë pjesë e mentalitetit të vjetër, e modelit të vjetër, të vështrimit të pushtetit apo të pozicionit të partisë, identifikohet me të dhe rrëzohet e bëhet partizan i saj. Në fakt shembja e kristianizmt nuk erdhi nga myslimanët, por nga protestantët, pra gjithmonë forca kontestuese buron nga brenda.
Alfred Lela: Zoti Ruli ka një dyshim dhe një skemë, dyshimi është që këto partiza po i shërbejnë Edi Ramës, skema është që këto parti të vogla të dala nga PD-ja ose ish-njerëz eksponentë të PD, duan të bëjnë çmos që t’i dhurojnë një humbje PD-së, për të parë Bashën të rrëzuar dhe për t’u rikthyer në PD dhe për ta marrë atë.
Genc Ruli: Fredi, do hiqja së pari epitetin ‘partizë’, emri i tyre zyrtar është parti, tani janë parti që sot janë të reja dhe të vogla, nesër mund të bëhen të mëdhaja, nesër edhe mund të shuhen.
Alfred Lela: Në kuptimin ‘e vogla’ e kam fjalën ‘partiza’, nuk e kam në kuptimin e kohës së Ramiz Alisë, ‘tufëzat’…
Genc Ruli: Do thoja që është për t’u parë, unë s’do ngutesha në etiketime, unë vërej një gjë, këtë nisa të thoja edhe më parë duke qenëse në krye të këtyre partive të reja të dala së fundmi në vitet e fundit nga PD-ja, në rradhë të parë ata njerëz ose ata që përkrahin këta, kanë logjikën, çdo aksion në politikë e ka një kosto. Ishin personalitete të PD të lëna jashtë një liste pa një procedurë, pa një vendimmarrje dhe pa një seleksionim po ta përmend në këtë mënyrë, pra sot mos u habit që ata krijojnë parti, gjëja e parë. A kanë kalkuluar mirë që të bëjnë parti në këtë moment, a vërtet mund ta realizojnë atë që pretendojnë, këtu unë mund të vë një koment, që synimi që kanë është shumë ambicioz për më tepër kur shtrihet në përmasën, jemi njëkohësisht kundër Ramës dhe Bashës në mënyrë të barabartë, ndonjë i tretë thotë edhe kundër Metës. Një parti e re që ka ardhur me zgjuarsi dhe urtësinë që të bëjë ndryshimin nuk lufton dot dy apo tre fronte njëkohësisht. Gjëja e parë që i del përpara është: Kush është e keqja më e madhe, ku fillon ndryshimi? Ndryshimi fillon duke rrëzuar Ramën, mbrapa kur vjen Basha në qeverisje apo kur vjen Meta në qeverisje vazhdo dhe ji opozitë të ndryshosh dhe të rrëzosh edhe këta. Kur ti merr përsipër, ende i posaformuar, me një elektorat të paidentifikuar dhe me një fuqi të paidentifikuar që do të luftosh në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve, kam idenë që do dështosh në barazimin e këtyre. Por situata konkrete ka një polarizim të dukshëm të votës e cila e tejkalon skemën tradicionale të elektoratit të identifikuar si i majtë dhe si i djathë dhe përmasat e asaj që quhet shtresa gri. Akumulimi i pakënaqësisë, i zemërimit, i protestës, i ngopjes ‘mjaft më me këtë model’, sistemin qeverisës së Ramës, me këtë qeveri që çdo ditë e më shumë shpall vetëm inefiçencën e saj, me skandalet e saj, një arrogancë shpërfillëse në prag të fushatës ku partitë heqin lëkurën e ujkut dhe veshin të qingjit, e ka bërë elektoratin që të mendohet mirë dhe unë jam mëse i bindur që elektorati në mënyrë massive, edhe ata që janë tradicionalisht të majtë po që nuk janë Rilindje, Rilindja është vetëm një shoqëri aksionere e vogël po ka kupolën e PS-së, do duan të votojnë kundër Ramës sepse identifikohen në momentin që jeta ime të ndryshojë duhet të iki Rama, ende nuk janë të qartë si do ua zbukurojë ai që do vijë, si do ja përmirësojë ai që do vijë, por për këtë gjë janë të bindur. Në këtë moment ky elektorat nuk ndal dot në stacione të ndërmjetme, ai ka marrë trenin për të shkuar te stacioni i fundit dhe për të stacioni i fundi, ai nuk do ta harxhojë votën për momentin te një pushkë që nuk plas, ai do ta çojë te topi që lëshon gjyle, në këtë kuptim PD ka një merak të kotë, të tepërt, megjithëse kanë qenë reagime të niveleve të ndryshme emocionale, politike që duke sharë këta ne ruajmë elektoratin. PD nuk ka problem sot të ruajë elektoratin e saj, ka nevojë të dyfishojë votën e saj, të tërheqi masën gri që dikur ka votuar pro Ramës, sot të vijë duke parë jetën e vet, përvojën e këtyre 8 viteve të votojë për PD.
Alfred Lela: A bini ndonjëherë viktimë e mençurisë suaj, zoti Ruli?
Genc Ruli: Mençuria në vetvete është mjeti për të shpëtuar nga kurthet, dhe mund të bie në kontradiktë me veten time, është natyra e zhvillimit të njeriut, po me atë Gencin që ka qenë dje apo para një viti po që të bie brenda orës në kontradiktë me veten, nuk para bie, megjithëse e kuptoj ku është konteksti juaj.
Alfred Lela: Eshtë një thënie e zotit Berisha për zotin Ruli që nganjëherë zoti Ruli bie viktimë e mençurisë së vet, nuk po e quaj përplasje, por një fërkim ose mospajtim…
Genc Ruli: Mospajtim.
Alfred Lela: Është interesante marrëdhënia juaj me Berishën dhe sidomos këto dy a tre javët e fundit ku, si me thënë ‘sita e tretë’ e ka ndarë listën, ose e ka ndarë grurin nga egjra. Ju keni arritur të vini nga një konflikt me zotin Basha dhe keni arritur, po themi tani jeni një prej të besuarve të tij apo të strukturave, keni krijuar mospajtim me zotin Berisha…
Genc Ruli: Nuk besoj se është ky mospajtim në shprehje…
Alfred Lela: Të dy, edhe ju edhe zoti Berisha…
Genc Ruli: Ju thatë pak më parë është interesant ky raport juaji me zotin Berisha, raporti im me zotin Berisha është interesant që nga fillimi i viteve ’90 kur themeluam PD e deri më sot, nuk ka qenë gjithmonë një përqafim rozë, kemi qenë njerëz që kemi qenë në pozicione mjaft kundërshtuese, ndoshta agresive me njëri-tjetrin, por dua të them që unë në zgjedhje, vendime, deklarime politike, ndjesitë dhe emocionet personale të fyerjes dhe nxehjes, që njeriu i ka dhe i ka me të drejtë, nuk i kthej në qëndrime politike. Në qëndrime politike i kthej atëhere kur është qetësuar dhe urtësur mendja, dhe jo në momentin që ndodh fërkimi.
Alfred Lela: A duhet, ju keni lënë të kuptohet që zoti Berisha duhet lënë të pushojë në lavdinë e tij, po themi kjo është terminologjia ime. Mendoni se kjo do e ndihmote PD-në do e çlironte nga e shkuara e saj e lavdishme po themi?
Genc Ruli: Varet si është perceptuar thënia ime, si është kapur…
Alfred Lela: Zoti Berisha ka thënë që është betejë nuk është karrierë…
Genc Ruli: Nuk është betejë, është mission, e ka gjetur mirë fjalën, dhe kur i përmenda, në mënyrë tepër figurative, ‘ka lavdi sa për dy jetë’, doja të thoja që është një figurë që rrezaton nga ai pozicioni ku është. Nuk është e nevojshme gjithmonë të veshim uniformën e një politikani, ai ngelet prapë njeriu që, sidomos te e djathta tradicionale, te PD-ja, ka një influencë të madhe, ka një influence, e jep në çdo mënyrë tjetër, duke dalë në televizion, duke dhënë deklarime, jo domosdoshmërisht i duhet një xhaketë ose një kostum politikani që sot e vesh dhe një politikan i ri, i porsa hyrë etj. E ka arritur atë pozicion, e ka të qartë ta bëjë të lexueshme për një shumicë se çfarë do ai, çfarë kërkon nga ky elektorat dhe çfarë misioni do të ushtrojë, politikani nuk e ushtron asnjëherë vetë misioni po nuk pati një elektorat të tijin.
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

