Flash News

Ditari i Opozitës

Rudina Hajdari krah Berishës: Pse nuk e "dogja" mandatin

Rudina Hajdari krah Berishës: Pse nuk e "dogja" mandatin

Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari foli për djegien e mandateve dhe arsyen që e detyroi atë të mos i bindej vendimit të Lulzim Bashës asokohe.

Në tryezën e PD me ekspertë dhe diplomatë me temë “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”, Hajdari tha se pas vitit 2013, nga vend promotor i anëtarësimit në BE, Shqipëria është shndërruar në vend që shpërndan krim dhe drogë. 

Sipas saj, bojkoti i Parlamentit minonte procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Hajdari vuri theksin e rëndësia që ka për shqiptarët integrimi europian.

“Pse e mbajta mandatin? Bojkoti i Parlamentit minonte procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. E vetmja rrugë që Shqipëria ka është nëpërmjet procesit të integrimit europian. Ne kemi filluar rrugëtimin tonë si parti që në fillim duke thirrur që e duam Shqipërinë si gjithë Europa siç ishte im atë dhe shumë të tjerë këtu.

Jam dakord me zotin Berisha që është ky është një mision solemn jo vetëm për PD, por për të gjithë shqiptarët që ne të vazhdojmë këtë rrugëtim. Të mos harrojmë se ajo që ndodhi në 2013 është e paprecedentë, u futën kriminelë në Parlament, u futën trafikantë droge.

Kaluam nga një vend që hapi rrugët drejt BE, pas 2013 në një vend që shpërndan krimin e organizuar nga Shkodra në Elbasan, në Durrës, në çdo cep të Shqipërisë dehe për pasojë kemi një Shqipëri që është e shpopulluar. Sot po kërkon të zëvendësojë procesin e integrimit në BE, në një proces të rrezikshëm siç është Ballkani i Hapur”, tha ajo.

Të fundit