Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Shqipëria e së ardhmes është Shqipëria e të rinjve

Këlliçi: Shqipëria e së ardhmes është

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shpërndarë një mesazh për të rinjtë shqiptarë, duke theksuar se ata kanë qenë gjithmonë zëri i protestës dhe ndryshimit, por për 12 vite u është mohuar vëmendja dhe mjetet politike për të përfaqësuar realisht interesat e tyre.

 “Ky brez i inteligjencës artificiale, i mundësive të pamata për zhvillim personal e shoqëror, përballet me paradoksin e jetesës në një sistem që nuk u plotëson asnjë pritshmëri,” shkruan Këlliçi.

Postimi

Të rinjve nuk u ka munguar kurrë shpirti i protestës, rebelimit ndaj një sistemi të padrejtë dhe të kërkuarit të një Shqipërie si gjithë Europa.
Ajo që u ka munguar në 12 vite ka qenë vëmendja, instrumentet politike për të çuar përpara reformat që brezi i tyre kërkon.
Ky brez i inteligjencës artificiale, i mundësive të pamata të zhvillimit personal e shoqëror përballet me paradoksin e jetesës në një sistem që nuk u plotëson asnjë pritshmëri.
Të rinjtë sot kanë nevojë më shumë të dëgjohen sesa t’u japim leksione demokracie.
Partia Demokratike është e ndjeshme ndaj aspiratave, kërkesave dhe dëshirës për ndryshim që të rinjtë kanë.
Për këtë arsye në Programin tonë kemi parashikuar subvencione serioze për studentët, sipërmarrësit e rinj por edhe masa konkrete të modernizimit dhe digjitalizimit me hapin e kohës.
Shqipëria e së ardhmes është Shqipëria e të rinjve!

 

Të fundit