Flash News

Ditari i Opozitës

Kritikat e Bejkos për PD, Shehu: Më i kujdesshëm, të gjithë luftuan për votën. Humbëm se nuk ishim në listë me LSI

Kritikat e Bejkos për PD, Shehu: Më i kujdesshëm, të

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Tritan Shehu i është përgjigjur kritikave të anëtarit të Këshillit të PD-së, Roland Bejko, i cili deklaroi dje se në Gjirokastër se fushata iu dedikua të parit të listës.

I ftuar në studion e Report TV, Shehu tha se të gjithë luftuan për votën e PD-së dhe se kjo gjë solli rezultatet nga më të mirat në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, reagimet e Bejkos nuk i shërbejnë demokratëve dhe as analizës së Partisë Demokratike, ndaj i ka bërë thirrje të tregohet më i kujdesshëm në prononcime.

"Nuk merrem me individë. Nuk i shërbejnë PD-së këto reagime, i këshilloj të jenë më të kujdesshëm dhe më të qetë në të tilla prononcime. Nuk i shërbejnë as analizës së PD-së. Në Gjirokastër të gjithë luftuan për votën për PD ishin të gjithë të motivuar për votën e PD dhe solli që të dilnim në një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor", u shpreh Shehu.

Ai shtoi se bashkëpunimi me aleatët nuk solli rezultat dhe fakti që nuk ishin në një listë me LSI-në, bëri që Partia Demokratike të humbte mbi 10 mijë vota.

"Nuk funksionoi realizimi i aleatëve tanë për mënyrën e bashkëpunimit me ne. Me gjithë kërkesat tonë të vazhdueshme, me gjithë këmbnguljen tonë për të qenë në një listë me ne gjë që bëri të humbinim mbi 10 mijë vota, pasi nuk ishim në një listë me LSI.’- tha Shehu.

Njëherazi, Shehu tha se Kongresi Kombëtar që u zhvillua nga PD-ja, solli një frymë të hapur demokratike. Sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, ai tha se votimi u krye nga vetë anëtarët dhe se jo të gjithë mund të jenë pjesë e Këshillit.

 

Të fundit