Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL-së,Kryemadhi: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL-së,Kryemadhi: Çdo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pak orë para mbëledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së shkruan çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes.

Ajo shkruan në një postim në rrjetet sociale se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.

Postimi: 

Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmisuar ështe për këdo.

Sot në orën 18:00 në KDK e PL.

Të fundit