Flash News

Ditari i Opozitës

Meta bën deklaratën e fortë: Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis

Meta bën deklaratën e fortë: Një pjesë e ushtrisë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat.

Nga konferenca, Meta bëri një deklaratë të fortë kur tha se një pjesë e ushtrisë po përdoren për të mbjellë kanabis sativa.

Meta tha se zyrat e shtetit, Rama i ka kthyer në vende të sigurta për kriminelët.

“Të gjithë e dinë se produktet e Ballkanit të Hapur kanë përmbytur tregun tonë dhe kanë falimentuar fermerin shqiptar. Jemi një vend që qeveriset nga një bandë e pashpirt që vjedhin edhe racionin e fëmijëve, edhe ilaçet e tumoreve dhe grabisin edhe tokat e komuniteteve fetare, marrin ryshfet edhe nga varrosjet e qytetarëve.

Ndërkohë, Edi Rama i ka kthyer zyrat e shtetit si më të sigurtat për kriminelët. Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis, ndërsa fiken radarët. Janë kaq shumë arsye për të protestuar”, tha Meta.

Të fundit