Flash News
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Bardhi i kërkoi interpelancë 100 milionët e Becchetit, Rama i flet për dosjen ‘Xibraka’ të Olsi Ramës
Meta takon kreun e Partisë “E Ardhmja”, ja për çfarë u dakordësuan
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë “E Ardhmja”, Prof.Ahmet Davutoğlu.
Meta shkruan se e falënderoi për kontributin e tij historik në mbështetje të Pavarësisë të Kosovës dhe njohjeve të saj si ish-Ministër i Jashtëm dhe ish-Kryeministër i Turqisë.
“Në këtë moment të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës vlerësuam se sa shumë i ka shërbyer pavarësia e Kosovës stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë.
Theksuam rëndësinë e forcimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe rëndësinë jetike të reformave europianizuese.
Ramë dakord për forcimin e marrëdhënieve midis dy partive tona dhe rëndësinë e rritjes të kontributit të opozitave në të dy vendet për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si bazë jetike për mirëqenien e qytetarëve tanë!”, shkruan Meta.