Flash News

Ditari i Opozitës

PD reagon pas deklaratës së Komitetit të Ekspertëve: Keqardhje, jeni bërë mburojë militante e politikës

PD reagon pas deklaratës së Komitetit të Ekspertëve:

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Komitetit Teknik të  Ekspertëve. Më herët, ky i fundit i ka kërkuar kreu të PD, Lulzim Basha të tërheqë akuzat, pasi në një bashkëbisedim me gazetarët tha se sistemi shëndetësor është i kolapsuar.

Ish-deputeti Bardh Spahia thotë se Komiteti Teknik i  Ekspertëve shërben për t’i dhënë lustrën e “profesionalizmit” propagandës së rëndomtë e kriminale të Edi Ramës. Spahia evidenton se në foton, ku është mbledhur Komiteti i Ekspertëve asksuh nuk ka maskë, duke shkelur thotë ai, vendimin që e kanë hartuar vet.

Postimi i plotë:

MJERIMI I KOMITETIT POLITIK TE EKSPERTEVE!

Keqardhje për komitetin e ekspertëve që me deklaratën e sotme konfirmoi se është vetëm një organ që shërben për t’i dhënë lustrën e “profesionalizmit” propagandës së rëndomtë e kriminale të Edi Ramës.

Ai komitet, që nuk i dha kurrë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve dhe as ekspertëve të PD, sot zgjedh të përdoret politikisht në mënyrën më banale, duke bërë zëdhënësin e Edi Ramës kundër Lulzim Bashës.

Aq të madh e kanë merakun politik, sa kanë harruar respektimin e rregullit bazik anti Covid që vetë kanë urdhëruar për cdo qytetar: përdorimin e maskës. Shfaqen në foto të mbledhur pa maska. Nuk zbatojnë rregullat që vendosin vetë, ndërsa për shqiptarët nuk kanë gajle të vendosin gjoba në emër të Edi Ramës. Dinë të bëjnë vetëm politikë dhe moralin e “bëj si them unë, por jo si bëj unë”.

Ky komitet as edhe njëherë të vetme nuk ngriti zërin për rritjen e numrit të testimeve, edhe pse kjo është një praktikë botërore dhe Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit edhe në rajon për nivelin e ulët të testimeve! Si ka mundësi që Komitetit nuk i bën përshtypje kjo gjë???

Një profesionist nuk do sillej kurrë kështu! Minimumi do heshtte, por jo të bëhej mburojë militante e politikës!

Skandaloze që nuk rreshtoheni në krah të kolegëve tuaj, por bëheni mburojë e dështimit të një kryeministri, që ka prioritet vec koncesionet e tenderat por jo jetët e qytetarëve!

 

Ditari politik

Të fundit