Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Pensioni s’më del për asgjë”, invalidi tregon për PD jetesën e vështirë
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka qenë ditën e sotme në shtëpinë e një pensionisti invalidi, i cili gjatë bashkëbisedimit me Zhupën u shpreh se bënte një jetë shumë të vështirë.
Leonidha Markela pohoi se jetonte me qira dhe kishte të ardhura vetëm një pension invaliditeti. Pensionisti deklaroi se merrte 160 mijë lekë të vjetra pension, por duhet të paguajë 100 mijë lekë të vjetra qira dhe me pjesën që mbetet (60 mijë lekë të vjetra) duhet të ushqehet, të marrë ilaçet dhe të paguajë taksat, gjë që sipas tij është e pamundur.
Pjese nga biseda:
Leonidha Markela: Quhem Leonidha Markela. Unë jam pensionist invalid. Jetoj me qira. Paguaj 100 mijë lekë këtu. Një dhomë të vogël që kam këtu. Pensioni nuk më del për asgjë. Me shumë zor e shtyj.
Ina Zhupa: Sa pension merr?
Leonidha Markela: Marr 160 mijë lekë (të vjetra).
Ina Zhupa: Domethënë, juve ju ngelen vetëm 60 mijë lekë për të mbijetuar?
Leonidha Markela: Po, për të jetuar 60 mijë lekë. Edhe me shumë zor. Çmimet janë shumë…. Vetëm të dalësh çik në pazar të blesh 2-3 gjëra të vogla, ikën 10 mijë lekëshi nuk e merr vesh fare se ça blen. Jeta shumë e vështirë, po ça të bëjmë. Ilaçe marr. Ka dhe ilaçe që i blej edhe me lekë.
Ina Zhupa: Si e përballon muajin?
Leonidha Markela: Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën.