Flash News

Ditari i Opozitës

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, Nishani bën krahasimin me PS: Modeli i rilindësve: trafikantë, falsifikatorë e injorantë

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, Nishani bën

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëherësh edhe një nga pesë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD thotë se ka dallim të madh midis dy modeleve, mes PS dhe PD. 

Në një status në rrjetet sociale, Nishani thotë se modeli i PD diskutohet në publik për zgjedhjen e përfaqësuesve të saj me një proces real, kurse ai i PS, përzgjedh trafikantë, falsifikatorë e injorantë.

Postimi i Nishanit:

Çfarë dallimi i madh midis dy modeleve !
Partia Demokratike nga njëra anë, modeli i së cilës diskutohet në publik për zgjedhjen e përfaqësuesve të saj me një proçes real, serioz e ku marrin pjesë të gjithë, ku lideri delegon pushtet nga i veti tek aktorë të tjerë, përfshi dhe anëtarësinë ;
E nga ana, tjetër modeli i rilindsave, modeli i të cilëve diskutohet në publik për vjedhje, korrupsion, grabitje, inceneratorë, tendera, mafie, kanabis, përzgjedhur për në Parlament e Bashki, trafikantë, përdhunues, falsifikatorë e injorantë.
Dallim dramatik dhe është veç fillimi i një ndryshimi të madh !

Të fundit