Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës para bashkisë, Kalaja thirrje policisë: Po shkelni ligjin për tubimet

Protesta e opozitës para bashkisë, Kalaja thirrje policisë: Po

Opozita po proteston sot para Bashkisë së Tiranës. Aktivistja Adriana Kalaja tha se protesta është thirrur në zbatim të ligjit për tubimet dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ftoi policinë të mos pengojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe të rreshtohen krah tyre, e jo t’i binden një drejtori policie, që sipas saj ende e ka telefonin të sekuestruar nga SPAK.

“Protesta jonë jo vetëm i dha rezultatet por në çdo rast është thirrur në zbatim të ligjit për tubimet dhe vendimit të Kushtetueses. Kërkon që pislleqet e veta në raport me krimin e  mafien në pushtet, na i faturon ne qe vendosim të protestojmë. Ky është njoftimi nga Policia e Tiranës. E ka saktësuar Kushtetuesja, që është mbi ligjin, nuk merret leja, njoftohet vetëm leja dhe ora e protestës.

Nëse nuk njihni vendimet e Kushtetueses, kjo s’do të thotë që ne t’ju lejojmë të na pengoni për të drejtat tona kushtetuese. I kemi referuar jo vetëm ligjin për tubimin, por edhe vendimin e Kushtetueses, që i jep tagrat organizatorëve të zgjedhin vendin orën, kohëzgjatjen, akset e bllokuara dhe emrat e pjesëmarrësve. Të gjitha këto pika i kemi respektuar në kërkesën tonë. Ju po shkelni në mënyrë të vijueshme jo vetëm ligjin për tubimet por edhe vendimin e Kushtetueses.

Ju që keni zgjedhur të mos respektoni uniformën por urdhrat politikë të banditëve dhe të atij që ka telefonin në SPAK. Kur bën vrapime me LGBT, ku ishit ju, po kur dilte ajo qelbësira Yuri Kim, na promovonit terma anti-familje. Pse na i bllokonit rrugën ju bastardë. Më arrestoni mua, jo qytetarët. Hapni edhe dosje në emër të Adriana Kalasë se bandat e krimit s’po ju paguajnë më, se ju erdhi ora e fundit. Do vijojmë protestat sipas ligjit”, tha Kalaja.

Të fundit