Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e opozitës, Xhaferri: Të shtunën protestojmë kundër censurës

Protesta e opozitës, Xhaferri: Të shtunën protestojmë

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës që opozita ka thirrur më 15 mars, pas vendimit për mbylljen e Tik Tok.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se arsyeja e vërtetë e mbylljes së platformës nuk janë fëmijët, por zgjedhjet e 11 majit.

Demokrati tha se e gjitha është një censurë ndaj së cilës shqiptarët duhet të protestojnë.

“Çensurë me vetëm 30%!

Sado që Gëbelsianët mundohen ta shesin se po mbyllin një platformë të dëmshme për të mbrojtur fëmijët tanë duke e banalizuar dhe demonizuar Tik Tok, mbrëmë u tregua qartë se arsyeja e vetme për ta mbyllur 2 muaj përpara zgjedhjeve është se kjo platformë konsumon më shumë se 30% të trafikut të internetit!

E bazojnë mbi gënjeshtrën se u konsultuan me 65.000 prindër brenda javës dhe 95% mbështesnin mbylljen e saj? E paqartë është se sa % e tyre u pyetën nëse mbeshtesin rojet, mesueset dhe drejtoreshat patronazhiste në shkolla që vetëm sigurinë e fëmijëve të tyre nuk kanë obiektiv, por veç spiunimin dhe presionin për të mbledhur vota dhe informacion.

Ministria e arsimit u konsultua me "65.000" prindër por nuk denjoi të dëgjoj thirrjet nga shpirti i mijëra prindërve që i erdhen poshtë dritares disa herë me kërkesa konkrete!

Normal që jo, ky sistem nuk punon për ne, por vetëm për Edi Ramën dhe makinerinë e tij elektorale!

Prandaj miq, duhet të ngrihemi kundër çensurës së 30% të mundësis qe ne kemi për të komunikuar dhe shprehur mendimin tonë të lirë, mbi të gjitha në një platformë që kta nuk e kontrollojnë dot, siç bëjnë me mediat tradicionale, aktivistin që manipulon algoritmet e Facebook apo me ushtrine e "minjve me rrogë" që raportojnë videot e denoncimeve të opozitës në rrjete sociale.

Të Shtunën të dalim në PROTESTË kundër çensurës!”, shkruan Xhaferri.

Të fundit