Ditari i Opozitës

Protesta kombëtare, Berisha: ´Uragani i lirisë´ vërshon në Tiranë

Protesta kombëtare, Berisha: ´Uragani i lirisë´

Pak orë nga protesta kombëtare e opozitës, kreu i Partisë Demokratike ka njoftuar se uragani i lirisë do të vërshojë sot në Tiranë.

Thirrjen për protestën , kryedemokrati e shoqëroi me mesazhin për fitore në rrjetin social, Facebook.

 “Sot në ora 17:00 “Uragani i lirisë” vërshon në Tiranë. Fitore!”, shkruan kreu demokrat krahas fotos së protestës së 24 janarit.

Që nga njoftimi i datës së protestës, Berisha ka bërë vazhdimisht thirrje për pjesëmarrje masive për rrëzimin e qeverisë Rama.

Protesta e cila pritet të zhvillohet përpara Kryeministrisë, ka vënë në gatishmëri maksimale policinë e Shtetit, e cila ka marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e saj.

Të fundit