Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Rënia e murit të Berlinit/ Berisha: Shqipëria e kremton në një diktaturë të re krimi, droge dhe korrupsioni
Kreu i PD, Sali Berisha gjate tubimit qytetar kujtoi se rënia e Murit të Berlinit frymëzoi edhe shqiptarët, sidomos të rinjtë që më 2 korrik 1990 organizuan një përpjekje të guximshme kundër regjimit komunist, duke e konsideruar atë si një “Mur të Berlinit” të Tiranës.
Ai përmend rolin e rinisë studentore në revolucionin demokratik të vitit 1990, që solli fundin e diktaturës dhe rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, duke kulmuar me fitoren e opozitës në zgjedhjet e marsit 1992.
Ai shprehu shqetësimin se sot, pas më shumë se tri dekadash, Shqipëria po përballet me një formë të re të diktaturës të karakterizuar nga krimi, droga dhe korrupsioni.
Berisha: Padyshim që rënia e Murit të Berlinit ishte frymëzim edhe për shqiptarët, por mbi të gjitha frymëzim për të rinjtë shqiptarë, të cilët zhvilluan më 2 korrik të vitit ’90 një betejë epike me diktaturën. Shembën në Tiranë ‘Murin e Berlinit’.
Dhe më pas, do të ishte rinia studentore ajo që do të shkatërronte përfundimisht përpjekjet e dikaturës për të ngritur dhe për të mbajtur në këmbë këtë mur.
Në revolucionin e saj demokratik të vitit ’90 rivendosi pluralizmin politik në Shqipëri dhe me zgjedhje të lira do përmbysej diktatura më staliniste e Europës.
Në 22 mars të ’92 do të fitonte opozita shqiptare!
Të dashur miq, rënia e Murit të Berlinit, revolucioni demokratik i vitit 1989 në vendet e Europës ish-komuniste, revolucioni demokratik, i fundit i vitit ’90 në Tiranën staliniste ishin zhvillime epokale, zhvillime që ndanë epokat.
Por Shqipëria sot kremton këtë ngjarje në një diktaturë të re. Shqiptarët sot kanë përpara një mur krimi, vjedhjeje, droge, korrupsioni.
Ndaj edhe, kjo ngjarje le të jetë një frymëzim i madh, para së gjithash për të rinjtë shqiptarë. T’i provojnë vetes, kombit, por edhe njerëzve të lirë në Europë dhe në botë se ata nuk pajtohen kurrë me narkodiktaturat.
Se ata në një betejë epike, në regjimin pushtues më të egër që kanë njohur në histori shqiptarët do të përmbushin misionin historik, do rikthejnë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, prosperitetit, integrimit, në rrugën e interesave kombëtare të shqiptarëve.