Flash News

DITARI POLITIK

Nga 'gafa' e Llajos te piktura e Ramës, momentet 'pikante' nga seanca e sotme plenare

Nga 'gafa' e Llajos te piktura e Ramës, momentet

Kuvendi është mbledhur këtë të premte në seancën e parë plenare të legjislaturës së re, ku u betuan 138 deputetë dhe u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit.

Seanca u shoqërua me tensione, kjo pasi opozita kundërshtoi zgjedhjen e Peleshit si kryetar Kuvendi dhe bojkotoi procesin e votimit, megjithatë përpos tensioneve janë regjistruar edhe disa 'momente' pikante.

Momenti i parë u regjistrua kur deputeti socialist, Vasil Llajo, i cili drejtoi dhe seancën e sotme plenare ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin. Në momentin që po thërriste emrin e deputetit Tomor Alizotit, ai tha “Tërmet Alizoti”.

“Betohem, por jo tërmet”, ia ktheu me batutë demokrati. 'Gafa' e Llajos u shoqërua me të qeshura në sallë.

Një tjetër moment ishte piktura e kryeministri Rama. Teksa deputetët po votonin për kryetarin e ri, kryeministri Edi Rama është ‘kapur’ duke pikturuar mbi librin e Etikës së Deputetit dhe më pas e fotografon.

Një tjetër moment është ai kur deputetja e PS, Sara Mile nuk dinte si të votonte. Në videon e shkëputur nga votimi për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, Fadil Nasufi e instrukton se si të votojë ‘pro’ emrit Niko Peleshi të propozuar nga mazhoranca.

Gjatë kësaj kohe dëgjohet në sfond dhe deputeti demokrat, Gazmend Bardhi i cili thotë: "Mis burgu ec aty!" Nisur nga akuzat për lidhje të drejtëpërdrejtë të Miles me grupin kriminal të Elbasanit.

Kamerës nuk i kanë shpëtuar edhe pankartat ironizuese të opozitës. Gjatë votimit, deputetët kanë zgjedhur të fusin në kutitë e votimit pankarta me akuza dhe ironi kundrejt mazhorancës siç mund të shihet dhe në fotot e mëposhtme. 

Nga 'gafa' e Llajos te piktura e Ramës, momentet

Nga 'gafa' e Llajos te piktura e Ramës, momentet

Nga 'gafa' e Llajos te piktura e Ramës, momentet

Nga 'gafa' e Llajos te piktura e Ramës, momentet

Megjithatë ë përfundim të seancës plenare, pavarësisht kundërshtimit të opozitës, mazhoranca zgjodhi Niko Peleshin si kryetar Kuvendi, me 84 vota pro dhe 3 kundër.

 

Të fundit