Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse përfaqësoj komunitetin egjiptian dhe komunitetin rom në listën e kandidatëve PD-AshM dhe fasada e Ramës për pakicat

Nga Rivelino Cuno
Gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes së Edi Ramës, është ndërtuar me kujdes një fasadë integrimi për komunitetet rom dhe egjiptian.
Por pas kësaj fasade fshihet e vërteta e hidhur: një politikë e bazuar në projektet e letërkëmbimeve ndërkombëtare, në foton e rradhës për të marrë fonde, dhe në spektaklin e rremë të përkujdesjes publike, ndërsa realiteti vazhdon të jetë brutal dhe i pandryshuar.
Shkollat mbeten për ta një portë ku hyjnë, por shpesh nuk mbarojnë kurrë ciklet mësimore.
Punësimi është iluzion.
Strehimi është një luks që nuk e njohin.
Shëndetësia është një rrugë e gjatë që shpesh mbaron pa ndihmë.
Politikat sociale janë të centralizuara, burokratike dhe të palidhura me realitetin e jetës së përditshme.
Çfarë ka bërë Qeveria Rama për këtë?
Shumë pak në thelb, shumë në dukje.
Një politikë e retorikës dhe jo e transformimit.
Qeveria Rama ka dështuar të kuptojë se përfshirja nuk është një fjalë në letër, por një projekt jetësor.
Ajo ka dështuar të ndërtojë ura të qëndrueshme për integrimin e këtyre komuniteteve në sistemin arsimor dhe në tregun e punës.
Ajo ka dështuar të adresojë strukturat diskriminuese që i mbajnë këto komunitete në varfëri të trashëguar dhe i kthen në rezervuar votash të varura nga ndihmat dhe klientelizmi lokal.
Politikat për ta janë kryesisht simulime për standarde evropiane, të cilat në praktikë janë të zbrazëta, të pjesshme dhe të pakoordinuara.
Por çfarë duhet të bëjmë ne?
Së pari, duhet të ndryshojmë paradigmat. Komunitetet egjiptian dhe rom nuk janë vetëm “grupe të margjinalizuara”, por qytetarë të Republikës së Shqipërisë, me të njëjtat të drejta, me të njëjtën dinjitet njerëzor, dhe me të njëjtën të drejtë për të qenë pjesë aktive e jetës publike.
1. Arsimimi si emancipim, jo si formalitet.
Duhet të ndërtojmë programe të personalizuara mbështetëse në shkollat fillore dhe 9-vjeçare, me tutorë, mentorë dhe ndihmë sociale të drejtpërdrejtë për familjet që ndalojnë fëmijët nga shkolla për arsye ekonomike.
Në çdo bashki ku ka komunitete rome apo egjiptiane, të ketë kuota për mësues ndihmës nga vetë komuniteti dhe përfshirje të prindërve në këshilla shkollore.
2. Punësimi përmes formimit profesional të vërtetë dhe jo kurseve fasadë.
Programet e formimit duhet të jenë të lidhura me sektorë konkretë që kërkojnë fuqi punëtore dhe të shoqërohen me subvencione për punëdhënësit që punësojnë anëtarë nga këto komunitete. Duhet ngritur një Agjenci Kombëtare për Punësimin e Komuniteteve Egjiptian dhe Rom, që të mos humbasin në radhët e pafundme të zyrave të punës.
3. Strehimi si e drejtë dhe jo si pazar politik.
Shumica e romëve dhe egjiptianëve jetojnë në kushte të papërshtatshme, pa kontrata, pa të drejtë ligjore banimi. Duhet një ligj i posaçëm për legalizimin dhe urbanizimin e zonave ku jetojnë këto komunitete, jo për t’i izoluar, por për t’i përfshirë. Buxhetet e bashkive duhet të kenë linjë të dedikuar për këtë çështje dhe të menaxhohen me transparencë dhe përfaqësim real të komunitetit.
4. Shëndetësia dhe ndihma sociale, jo si lëmoshë por si e drejtë.
Nevojitet një strukturë e posaçme brenda çdo qendre shëndetësore dhe çdo qendre ekonomike-sociale në bashki, që merret ekskluzivisht me komunitetet rom dhe egjiptian, me ndërmjetës nga vetë komuniteti. Akses i garantuar në shërbime parandaluese, mbështetje për nënat dhe fëmijët, ndihmë për dokumentacion dhe sigurime shëndetësore.
5. Fuqizimi politik dhe qytetar.
Duhet të ndalojmë së foluri në emër të tyre, dhe t’u japim atyre hapësira reale për përfaqësim politik, qytetar dhe shoqëror. Krijimi i një Këshilli Kombëtar të Komuniteteve Rom dhe Egjiptian me kompetenca monitoruese, këshillimore dhe vendimmarrëse në politikat publike është domosdoshmëri.
Ne nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri evropiane duke lënë një pjesë të shqiptarëve jashtë dyerve të saj.
Ne nuk mund të flasim për zhvillim dhe dinjitet, nëse pranojmë që mijëra njerëz në këtë vend të trajtohen si të padukshëm.
Për këtë, ne duhet të ndërtojmë një vizion të ri të përfshirjes, që nuk e sheh ndihmën si fund, por si fillim të pavarësimit.
Një vizion që nuk merret vetëm me projektet dhe fondet, por me rrënjët e padrejtësisë sociale, me mentalitetin diskriminues, me strukturat e pabarazisë që i kanë mbajtur në këtë gjendje për dekada.
Në fund, ajo që nuk ka bërë qeveria Rama nuk është thjesht zbatimi i projekteve, është mungesa e një vullneti të vërtetë politik për t’i trajtuar komunitetet rom dhe egjiptian si pjesë të pandashme të trupit kombëtar shqiptar.
Ai nuk ka dështuar vetëm për ta.
Ai ka dështuar për të gjithë ne, sepse ka lejuar që një plagë kaq e madhe sociale të zgjatet pa ndërgjegje, pa vullnet dhe pa shpresë.
Ndryshimi nis nga njohja e të vërtetës. Ndryshimi nis kur asnjë fëmijë nuk lind me përcaktimin “jashtë sistemit”.
Dhe Shqipëria e nesërme fillon atëherë kur nuk ka më komunitete të harruara, por vetëm qytetarë të lirë dhe të barabartë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38