Flash News

KRYESORE

Djali i Taulant Xhakës vjen në jetë në kohë koronavirusi, futbollisti tregon emrin e të birit

Djali i Taulant Xhakës vjen në jetë në kohë
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka është bërë baba për herë të parë i një vogëlushi të cilin e ka pagëzuar me emrin Klevis. Në një situatë ku e gjithë bota ndodhet nën kthetrat e koronavirusit, Taulanti dhe Arbnora janë gëzuar pasi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti përmes një fotoje tejet të veçantë dhe emocionuese, ku Arbnora po i jep të pijë vogëlushit të tyre e ndërsa Taulanti po e mban të birin me dorë. “Mirë se erdhe engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi”, shkruan futbollisti krahas fotos.
 
View this post on Instagram
 

Welcome to the world my little angel!💙👼🏻 Mom and Dad love you endlessy.♥️Klevis Xhaka @__arbnoraaaaaa__

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34) on

Të fundit