Flash News

KRYESORE

Dje u dekorua nga Donald Trump, Nexhmije Pagarusha merr sot një dhuratë speciale nga Ilir Meta

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 85 vjeç.  Në kuadër të kësaj dite speciale, dje presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dekoruar këngëtaren e njohur shqiptare. Ceremonia e dorëzimit të medaljes së Presidentit amerikan bëhet sot në Tiranë, në një aktivitet ku përveç  këngëtares, merr pjesë edhe Presidenti Ilir Meta dhe diplomatë të ambasadës së SHBA-së.

Ditën e sotme, presidenti Meta i ka dedikuar këngëtares një urim special në rrjetet sociale, ndërsa shfaqet duke i dhuruar në mënyrë simbolike një instrument muzikor, çifteli në shenjë mirënjohje.

“Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada. Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!”, shkruan Meta.

 

 

 

 

Të fundit