Flash News

KRYESORE

Djegia e makinës së Dritan Lelit, PD: Tregues se bandat e krimit po mbajnë peng Shqipërinë

Djegia e makinës së Dritan Lelit, PD: Tregues se bandat e krimit po

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së Flamur Noka u ndal te djegia e makinës të kryebashkiakut të Vlorës Dritan Lelit. Noka bëri përgjegjës kryeministrin Rama si shkaktar të krimit të organizuar, duke vijuar se në të gjithë Shqipërinë bandat e krimit po përplasen me qeverinë për prishje pazaresh.

“Djegia e makinës së Kryetarit të Bashkisë së Vlorës është tregues i shtetit të Edi Ramës të bërë njësh me krimin, ku pushteti i takon bandave dhe jo ligjit.  

Në Vlorë po vepron krimi i organizuar që Edi Rama i ka dhënë pushtet, për arsyen e vetme se është krimi i organizuar që financon fushatën e Partisë Socialiste dhe që e ndihmon Edi Ramën të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet. Tani, krimi kërkon akoma më shumë zgjerim, kërkon të blejë pasuri të patundshme, të pastrojë paratë e pista dhe nuk ndalet përpara asgjëje.

Paprekshmëria e krimit të organizuar dhe fuqizimi i tij gjatë qeverisjes së Edi Ramës është arsyeja pse në Vlorë kanë dhënë dorëheqjen 9 drejtorë për çështjen e pronave. Vetëm tre muajt e fundit kanë dhënë dorëheqjen, njëri pas tjetrit, 3 drejtorë kadastre, por Edi Rama ua fsheh të vertetën shqiptarëve.

Rasti i Durrësit, ku edhe aty janë në përplasje banda e krimit të organizuar me bandën e qeverisë për çështje pasurish të paluajtshme, është tregues i qartë se kryeministri i vendit është peng i krimit të organizuar.

Edi Rama është shkaku kryesor i fuqisë që krimi i organizuar ka sot në Shqipëri dhe jashtë saj, prandaj vendi ynë ka nevojë urgjente të ndahet nga kryeministri peng i krimit”-tha Noka.

Të fundit